-0.3 C
Priština
More

    8 rregulla dhe truqe të dobishme për konzervimin e turshive

    spot_imgspot_img

    Pas aktiviteteve të shumta në familje, konzervimi dhe ruajtja e turshive ka rënë nga favori për dekada me rradhë. Por, tani është përsëri e popullarizuar nga prodhuesit e kavanozeve si dhe shitja e tyre me numër rekord. Janë në dispozicion shumë këshilla në lidhje me mekanikën e konzervimit, por shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për disa rregulla tjera që i bëjnë turshitë tona të mira. Lexoni më poshtë rreth këshillave dhe truqeve të konzervimit dhe ruajtjes së turshive.

    1. Kthimi i kavanozave. Disa njerëz presin që t’iu kthehen kavanozet pas mbarimit të turshive, por disa jo. Nëse ju jepni ndonjë kavanoz me turshi, bëhuni të qartë se a dëshironi që tua kthejnë mbrapsht apo jo. Nëse ju merrni nga dikush një kavanoz, pyetni dhënësin nëse dëshiron që t’ja ktheni kavanozin.
    2. Bëhuni të kujdesshëm gjatë dhënies së kavanozave. Keni bërë një numër të madh të turshive me xhem të kajsive dhe papritmas pyesni veten se çfarë do të bëni me to, pasiqë nuk mund ti konsumoni të gjitha. Është e vërtetë se shumë njerëz e mirëpresin këtë dhuratë, por para se ta bëni këtë, pyesni njëherë miqtë dhe familjarët se a dëshirojnë apo jo dhe bëhuni të vetëdijshëm rreth kufizimeve të ushqimit dhe dietave të veçanta. Nëse posedoni shumë, konsideroni organizminin e tyre me anë të shkëmbimit, jo vetëm dhënies.
    3. Mos harroni të emërtoni kavanozat dhe të veni datën. Asnjëherë mos i jepni ndokujt nj kavanoz pa etiketën përkatëse. Ndoshta nukmund të rregulloni ndonjë etiketë të bukur, por të paktën mundohuni që të shkruani ndonjë shënim me përmbajtjen dhe datën në të. Lista e përbërësve është e dobishme gjithashtu.
    4. Ndani punën së bashku me të tjerët. Puna e turshive dhe vendosja e tyr ekërkon shumë mund dhe angazhim, andaj të kërkoni ndihmën e të tjerëve nuk do të ishte keq, ju do të kaloni kohë edhe me mikun tuaj por edhe do të punoni më lehtë me njëri-tjetrin.
    5. Ndani ngarkesën e kavanozeve me fqinjët. Furrnizimet e kavanozeve me turshi shpesh herë janë të rënda dhe zënë shumë vend në hapësirën tuaj. Disa nga miqtë e lagjes suaj mund të kenë shumë kavanozë të mëdhenj, disa të tjerë jo edhe aq shumë, por ka edhe nga ata që posedojnë hapësirë të mjaftueshme për ruajtjen e tyre. Pasiqë shumica prej nesh kanë apartamente të vogla, është mirë që të magazinoni kavanozat dhe ti shpërndani përreth miqve, dhe më pas ti merrni nga njëri-tjetri.
    6. Kontrolloni kavanozat e vjetër. Në ditët e sotme, të gjithë kemi kavanozë të zbrazët që sillen vërdallë nëpër kuzhinat tona. Pra, para se të dilni të blini kavanoza të rinj, sigurohuni që të kontrolloni poshtë në bodrumin tuaj dhe hapësira tjera. Mund të zëvendësoni vetëm kapakët ndërsa kavanozat mund të shfrytëzohen edhepse janë të vjetëruar.
    7. Ruani në vend të ftohtë përbërësit për turshi. Nëse keni pemë që janë të gatshme për tu përgatitur për xhem dhe reçel por nuk keni kohë që ti punoni dhe konzervoni ato, mblidhni dhe shtrini që të qëndrojnë për disa ditë. Preni frutat në pjesë të vogla, hidhni sheqer me masë të caktuar, mbuloni dhe lërini që të ftohen për një ose dy ditë. Përgatitni pas ditës së dytë dhe nëse ende nuk keni kohë që ti përgatitni, sërish mund ti ftohni dhe ti leni për më vonë.
    8. Bëni një shkëmbim. Ekzistojnë vende të ndryshme ku bëhet prodhimi dhe shkëmbimi i ushqimeve të ndryshme. Secili mund të shkëmbejë përgatitjet e tij me ushqime të njerzve tjerë dhe të bëjë tregti mes vete./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...