Provoni dhe do të ndjeni lehtësim shumë shpejt.
Mendimet poi kin, koncentrimi po dobësohet, tensionimi po rritet, po ndjeni pakënaqësi të brëndshme, panik – këto janë simptomat e stresit, që na nxjerrin nga drejtëpeshimi.
Çfarë të bëjmë? Të mësojmë – menaxhimin e stresit, sepse ndihmon jo vetëm të kthehemi në formë, por edhe eliminon sëmundjen, madje edhe, ngadalëson proçesin e plakjes.
-
Krehëri
Gjatë ditës së punës, të kaluar para monitorit, muskulatura mimike (e fytyrës) bëhet mjaft e tensionuar,ashtuqë koka bëhet shumë e rëndë dhe fillon dhimbja. Një nga mënyrat e evitimit të stresit – krehja e flokëve për 10 – 15 minuta.
Ushqimi i shijshëm – antistres doping efikas. Për ruajtjen e disponimit, çlirimin nga stresi ndihmon peshku i yndyrshëm, i cili përmbanë omega-3 acide yndyrore, shumë të mira për sistemin nervorë. Nëse nuk ju pëlqen peshku, hani akullore apo banana. Këto ushqime janë më të mira se antidepresivët.
-
Fërkoni duart
Edhe një mënyrë që të zbutet tensionimi dhe të evitohet stresi. Duhet me tërë forcën tuaj të fërkohen shuplakat mes veti, deri sa të nxehen. Gjithashtu është mirë edhe fërkimi i veshëve. Në këtë mënyrë, shpejt do të ktheheni dhe fokusoheni në punë.
-
Lani konfliktet dhe streset
Të përballeni me emocionin negativ ndihmon 15 minuta dush. Qëndroni nën ujin e nxehtë, ashtuqë ai masazhon kokën dhe shpatullat. Shpejt do të ndjeni se uji po merr me vete gjithçka të panevojshme.
-
Ngjyrat
Psikologët kanë zbuluar se pikturimi i librit me figura për ngjyrosje nga 2 – 3 minuta në periudha të stresit të shtuar e pesëfishon besueshmërinë se të gjitha punët do të kryhen në kohë.
-
Çaj me hibiskus
Me grumbullimin e radikaleve njeriu ka ndjenjë paniku dhe anksioziteti – karakteristikë e gjendjes stresive. Hibiskusi nuk e lejon grumbullimin e radikaleve, sikur i ujitë, dhe në këtë mënyrë ndihmon çlirimin nga stresi, pa provokuar te ju lodhje.
-
Rregullimi
Klasifikimi i gjërave nëpër vendet e tyre ndihmon që të fokusoheni dhe t’i organizoni mendimet. Përveç kësaj, raftet e rregulluara, sirtarët, dollapët, japin efekt pozitiv psikologjik – rregullimi i jashtëm dhe organizimi pa vetëdije bartet në jetën personale.
-
Vallëzimi
Patjetër vallëzoni në shtëpi. Lëvizjet ritmike me muzikë në mënyrë idilike ndihmojnë në eliminimin e stresit. Përveç kësaj, vallëzimin e përjetojmë si argëtim, për dallim nga ushtrimet e ngjashme në fitness klub.