-0.3 C
Priština
More

    8 mënyra se si të minimizoni rrudhat

    spot_imgspot_img

    Rrudhat janë një shenjë e sigurtë e mplakjes, e cila e bën lëkurën të humb elasticitetin dhe aftësinë të mbajë lagështinë, gjë që e bën lëkurën të jetë e thatë dhe e rrudhosur. Ne nuk mund të ndalojmë procesin e mpakjes mirëpo sigurisht që mund të minimizojmë paraqitjen e saj. Më poshtë i gjejmë 8 mënyrat se si të fshehin rrudhat në lëkurën tuaj.

    Hidratimi

    Lëkura me kohë e humb aftësinë të ruajë lagështinë, gjë që i bën rrudhat më të prononcuara. Riktheni lagështinë me hidratues, sigurohuni që do e aplikoni në pjesët e caktuara në të cilat keni shumë rrudha. Ju rekomandojmë të përdorni hidratues me acid hialuronik, një përbërës i fuqishëm që zbut humbjen e lagështisë dhe e mban lëkurën të shëndoshë dhe të hidratuar.

    Retinoid

    Retinoida është një formë e vitaminës A e cila ka aftësinë t`i japë shtytje prodhimit të kollagjenit dhe të redukojë rrudhat, të përpshpejtojë qarkullimin e qelizave, të barazojë tonin e lëkurës dhe të sheshojë atë.

    Acidi retinoik, përbërësi aktiv në retinoid, është i ndijshëm ndaj rrezeve të diellit andaj rekomandohet të aplikohet para se të shkoni në shtrat gjatë natës.

    Retinoidet mund të shkaktojnë thatësi dhe skuqje, filloni me aplikimin në çdo të tretën natë për dy javët e para pastaj çdo të dytën natë në dy javët e ardhshme. Kur të vëreni se keni reduktuar skuqjen, atëherë mund të aplikoni çdo natë.

    Kapsollë silikoni

    Zdrugoni me kapsollë silikoni pasi të hidratoni dhe para se të vendosni bazën tuaj. Aplikimi i kapsollës së silikonit sikur bazë për grim, ndihmon në rrafshimin e rrudhave dhe mbushjen e pabarazive të lëkurës.

    Baza

    Shumë femra bëjnë gabim kur fshehin rrudhat e tyre me bazë të rëndë dhe pudra, aplikimi i mbulesave të rënda vetëm tërheq vëmendjen ndaj tyre.

    Në vend të bazave të rënda mat, përdorni bazë të tejdukshme, hidratuese apo hidratues të kyer. Mbuloni vetëm pjesët që canë nevojë për mbulim, zgjedhni për bazë një ngjyrë që është më e errët për dy nuanca se lëkura juaj e vërtetë.

    Pudra

    Në vend se të vendosni pudër në tërë fytyrën, konsideroni të vendosni atë vetëm në hundë dhe mjekërr. Nëse e keni patjetër të mbani pudër, aplikoni një pluhurosje të lehtë të pudrës nga mineralet. Rekomandohet të përdorni pudër që përmban mikro-grimca mikë. Këto grimca reflektojnë dritën, duke i dhënë lëkurës suaj një shkëlqim të shëndetshëm.

    Nxirrni në pah sytë

    Të nxirrni në pah sytë do të tërheqni vëmendjen nga fytyra juaj- dhe nga të gjitha rrudhat. Përdorni hijëzime mat në vend të atyre metalike, dritëza në hijezimet metalike i bën vijat më të dukshme, andaj e tërheq vëmendjen. Kur të zgjedhni ngjyra, ato neutrale janë më të mira, përdorni hije të lehta në kapakë të syrit dhe ngjyra të bita neutrale në rrudhat e kapakëve.

    Mbani skuqësin e duhur

    Të mbani tepër skuqës mund të nxjerrë në pah rrudhat nën dhe përreth syve, përcaktohuni për ngjyrë rozë pa ndriçim apo skuqës pjeshke. Filloni të aplikoni nga mollëzat e faqeve duke ndaluar tek skaji i syve. Kjo gjë e zbut këtë pjesë dhe tërheq vëmendjen larg syve.

    Mbani balluke

    Balluket janë të asocuara me rininë dhe i fshehin rrudhat e ballit më shpejtë se çdo kremë dhe kozmetikë tjetër. Konsideroni të mbani balluke të mbuloni ballin e rrudhosur apo të tërhiqni vëmendjen tek sytë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...