-0.3 C
Priština
More

    8 ilaçet shtëpiake kundër kafshimit të insekteve

    spot_imgspot_img

    Është ajo kohë e vitit në të cilën fëmijët tuaj kalojnë më tepër kohë jashtë shtëpisë, çka nënkupton se kanë më tepër gjasa të kthehen në shtëpi të lodhur dhe të kafshuar nga insektet. Mund të kujdeseni për lodhjen duke i shtrirë në shtrat, mirëpo si do të ballafaqoheni me kruarjen dhe vurratat nga kafshimi i insekteve? 

    Ilaçe të ndaloni kruarjen

    Për shumë nëna gjëja më e vështirë në lidhje me kafshimin nga insektet është privimi fëmijëve nga kruajtja. Nëse dëshironi të përdorni diçka që mund të gjeni në barnatori, shumica sugjerojnë përdorimin e produkteve si losion kalamin, kremë kundër kruajtjes dhe kremë hidrokortison; por në qoftë se dëshironi të shmangeni nga barnatoret, nënat sugjerojnë që mos të kërkoni ilaçe më larg se kuzhina.

    Pastë sode buke. Linda kujton përdorimin e këtij ilaçi për kafshime të insekteve nga koha kur ishte shtatëzëne sepse nuk dëshironte të përdorte kimikate të panevojshme. Ajo thotë se përzierja e sodës së bukës me ujë të mjaftueshëm krijon një pastë që ngjitet, fërkojeni mbi vendin e kafshimit dhe lereni të thahet.

    Zbutës i mishit. Kejdi thotë se edhe ajo përdor një pastë, mirëpo ajo e bën atë me përzierjen e zbutësit të mishit me ujë. Ky ilaç krijohet,funskionon dhe aplikohet njejtë si pasta e sodës së bukës.

    Fërkim me alkool apo me manikyr të thonjve. Këto janë dy mjete që zakonisht ndodhen në banjo e jo në kuzhinë, mirëpo nënat shpjegojnë se si funskionojnë. Fërkimi me alkool i vendit të kafshuar nga mushkonjat ndihmon në largimin e kruajtjes, gjithashtu një pikë manikyri të thonjve do të ndihmojë njejtë.

    Ilaçet për ndalimin e ënjtjes

    Unë dhe fëmijët e mi si duket jemi të prirë ndaj ënjtjes më shumë se mesatarja kur bëhet fjalë për kafshime nga insektet, kështuqë ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave të ndalimit të ënjtjes para se të dalë jashtë kontrollot. Shumica përdorin gjëra nga abrnatoret mirëpo ka disa gjëra që mund të ju shërbejnë edhe më mirë:

    Akulli. Nuk duhet ta harrojmë fuqinë e akullit në reduktimin e ënjtjes. Një qese me akull e mbështjellë në një peshqir dhe e aplikuar për 10 minuta në vendin e kafshimit, jo vetëm që ndalon dhimbjen apo kruajtjen por edhe redukton ënjtjen.

    Magjistare e kaltër. Nëj numër i nënave përmend se fërkimi i vendit të kafshimit me pambuk të zhytur në magjistare të kaltër jo vetëm që kontrollon kruajtjen, por edhe ndihmon në tkurrjen e kafshimit.

    Ilaçe për thumbimet dhe ujë antiseptik

    Fatkeqësisht, nuk janë të zakonshme vetëm kafshimet në këtë periudhë të vitit por edhe thumbimet. Nënat kanë mënyra të ndryshme të ballafaqimit me dhimbjen unike të thumbimit të bletës, me nxerrjen jashtë të thumbit dhe me shmangjen e infeksionit pas thumbimit.

    Uthull. Uthulla heq djegjen dhe kruarjen, sa më fortë uthulla aq më mirë, preferohet uthull nga mushti i mollës.. Uthulla neutralizon helmin nga thumbimet e bletave apo grenzave.

    Baltë. Aplikimi i baltës, nëse nuk bën asgjë tjetër, ndihmon në tërheqjen e helmit dhe thumbit jashtë.

    Lëvozhgë bananeje? Disa nëna sugjerojnë se fërkimi i vendit të kafshuar apo thumbuar me lëvozhgë bananeje ndihmon në zvogëlimin e mundësive për infeksion. Lëvozhga e bananes ka veti antimikrobiale dhe ka nivele të larta të antioksidantëve./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...