Unazat kreative për vite me rradhë janë një hit i vërtetë, sidomos në pranverë dhe verë, kur veshim dorëza. Shikoni disa ide se si t’i bëni thjeshtë vetë.
1. Unazë prej teli
Me një copë tel bakri apo alumini dhe me ndihmën e darave (pincës) mund të bëni shumë unaza “të ëmbla”. Kjo është vetëm një pjesë e ideve.
2. Me ndihmën e ‘filqetit’
Një copë tel, ‘filqetë’, disa minuta dhe unaza juaj është gati.
3. Me “bexhe” (emblema)
Largoni gjilpërën nga “bexhi”, vendosni perla apo gurë të vegjël me ngjyra, lyeni me llak të tejdukshëm për thonjtë dhe pritni të thahet, të ngurtësohet – disa orë. “Bexhin” përforconi me ngjitës në unazën e vjetër dhe kjo është e tëra.
4. Dekore me perla
Shfrytëzoni qaforen e vjetër me perla dhe me ndihmën e perit që zgjatet (me llastëk) thurrni unaza.
5. Guacka e artë
Në unazën e thjeshtë të vjetër apo copë teli ngjitni guackën, që e keni sjellë nga pushimet verore dhe ngjyrosne me ngjyrë ari. E ëmbël, apo jo?
6. Pulla (butona) në gishta
Kombinoni pullat që unazës së vjetër t’i jepni jetë të re (gjallëri). Kombinoni ngjyrat, formën – bëhuni kreativ.
7. Unazë me guralecë
Guralecë të lumit (mundësisht të zi) ngjyrosni dhe vizatoni sipas dëshirës dhe i ngjitni në unazën e vjetër. Thjeshtë dhe shumë interesante.
8. Projekt porcelani
Nëse keni thyer vazo porcelani mos u pikëlloni. Copëzat e porcelanit shndërroni në stoli magjepsëse. (Mos harroni t’i lëmoni skajet me letër grrithëse).
Foto: lifepressmagazin