8 gjërat të cilat jam shumë e vjetër për ti bërë

E adhuroj plakjen time, më pëlqen që të kaloj kohën duke e ditur se nuk kthehet dhe se një pjesë e imja shkoi me të. Jam dorëzuar nga ndjenjat se jam budallaqe, sepse nuk jam. Jam dorëzuar nga qortimi i vetes se jam e “çuditshme”, sepse kam ankth social. Mirëpo unë jam kjo që jam dhe kam filluar të pranoj vetitë dhe mangësitë e mia, si dhe atë çfarë më ofron bota.

Truri im nuk e pranon se jam 52 vjeçe, ai mendon se jam 31, trupi im në të kundërtën është i vetëdijshëm për vitet që kemi. Ka disa gjëra për të cilat jam shumë e vjetër për ti bërë, koha e ndryshon njeriun dhe unë jam duke e kuptuar se është më lehtë të pranoni këto ndryshime se sa t`i luftoni ato. 

Ja disa gjëra për të cilat koha ka kaluar:

  1. Të mbyllni gojën. Nuk dëshiroj të mbyll gojën kur shoh apo ndjej një padrejtësi. Më parë nuk flisja për veten por për të tjerët mirëpo tani nuk lejoj që të trajtohem si pleh dhe nuk do e mbyll më gojën.
  2. Brengosja se si u dukem tjerëve. Brengosja se si dukem kur dal me burrin tim, të veshur thjeshtë dhe vendosim të hymë në ndonjë lokal, është çështje e kaluar. Tani nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët për mua, me rëndësi është që unë të ndjehem mirë për veten.
  3. Kënaqësi të fajshme. Nuk kam më kënaqësi të tilla, kam vetëm kënaqësi të rregullta dhe nuk ndjej më faj për disa gjëra që më parë dukeshin të fajshme.
  4. Këpucë të parehatshme. Më nuk e detyroj veten të mbath këpucë nga të cilat më bëhen këmbët varrë dhe plagë. Gjithashtu nuk më brengos fakti se çorapet nuk përshtaten tërësisht.
  5. Arsyetimet për shtëpinë në rrëmujë. A e dini pse e kam shtëpinë rrëmujë për momentin? Sepse nuk jam në disponim të pastroj tani!
  6. Akumulimi i gjërave të panevojshme. Nuk kam më durimin të mbledh dhe ruaj gjërat që nuk i përdori kurrë. E kemi plan që të çlirohemi nga gjërat e panevojshme para se fëmija ynë të shkojë në universitet.
  7. Kalimi i kohës me njerëz të padëshirueshëm. Këtë gjë e fillova para ca viteve, kur dilja për drekë me një grup të kolegëve që nuk i pëlqeja. Një ditë i shikoja se si grindeshin për politikë dhe sport dhe mendoja në vete “çfarë kërkoj unë me këta njerëz?” dhe nga ajo ditë nuk drekoj më me ta.
  8. Gjetja e të mirës brenda çdo njeriu që njeh. Ndonjëherë njerëzit janë gomerë, mirëpo edhe në gomarin më të madh do të gjesh diçka të mirë. Por pse duhet të bëj një gjë të tillë? Nuk dëshiroj më të harxhoj kohën kot me njerëz të padëshiruar. Tani nuk ndjehem e detyruar të gjej diçka pozitive tek njerëzit e tillë, vetëm dua të largohem nga ata sa më shpejtë që mundem.

kosovarja.ch