8 gjërat rreth seksit që meshkujt fshehurazi i urrejnë

Ekziston një mit mirë i rrënjosur në krevat se meshkujt kanë orgazma të theksuara mbi femrat andaj çdo mashkull e konsideron seksin si me të vërtetë mahnitës. Gjithmonë është femra ajo që është e dëshpëruar nga akti ndërsa mashkulli është ai që buzëqesh nga kënaqësia sepse ka futur penisin e tij “diku”. Por ja që gjërat nuk janë ashtu siç mendonim, edhe meshkujt kanë dëshpërimet e tyre dhe urrejnë gjëra të caktuara që u ndodhin gjatë aktit.

1. Duhet të arrijnë ereksion disa herë gjatë aktit. Kurrë nuk mund të ketë akt me vetëm një ereksion. Kuptojeni kështu: fillojmë me puthje (kemi ereksion), pastaj ndalojmë për një bisedë (ereksioni iku), pastaj fillojmë me ledhatime të gjoksit ( a do të kthehet ereksioni?), pastaj bëjmë pauzë për të urinuar( do të rri këtu me këtë ereksion duke shpresuar që do të jetë kështu i erektuar edhe kur të kthehesh). Penisi mashkullor nuk është si krevati spitalor që në një sustë erektohet dhe ulet.

2. Përballemi me standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për zhveshjen, posaçërisht zbathja e këpucëve. Zakonisht mashkulli fillon duke e zhveshur femrën lartë, pastaj zhvishet vetë, më pas ia zhvesh pantollonat asaj, pastaj pantollonat e tij, e më pas ia heq këpucët dhe i heq këpucët e veta. Nuk keni dëgjuar kurrë që një femër tia zbathë këpucët mashkullit.

3. Urinimi me ereksion është një gjë tejet e vështirë. Fshikëza bllokohet në momentin që truri e regjistron se penisi është gati të ejakulohet andaj edhe urinimi në këtë gjendje është i dhimbshëm, i vështirë dhe duhet një kohë e gjatë për një veprim aq të vogël.

4. Gjithmonë duhet të supozojmë se kur është koha e duhur për ta bërë. Gishtat janë barometra të pranueshëm për matjen e lagështisë vaginale mirëpo ato kohra kanë kaluar që nga vitet studentore. Është me të vërtetë e vështirë të thuash se kur femrat janë të gatshme për penetrim, edhepse të shumtën e kohës kemi komunikim të mirë kur vie koha për penetrim si duket shpeshherë ngutemi.

5. Është më vështirë mos të “prishesh” sesa ju e mendoni. Një ditë meshkujt do të evoluojnë dhe do të zhvillojnë një mekanizëm i cili do e pengonte me shpejtësi arritjen e orgazmës dhe ejakulimin e spermës, mirëpo sigurisht që për këtë gjë do të duhen edhe mijëra vite. Është me të vërtetë e vështirë të ndalosh një proces të tillë dhe të fikësh të gjitha ato nevoja dhe ndjenja që ndodhin në ato moment.
6. Edhe meshkujt mund të mos kënaqen gjatë aktit. Menduat se vetëm femrat ndahen të dëshpëruara në seks? Si duket pornografia dhe pamundësia e meshkujve për të vendosur se çfarë të bëjnë gjatë aktit ndikon që të ndahen të pakënaqur nga akti.

7. Gjithmonë pritet që meshkujt të arrijnë orgazëm. Ndonjëherë ndodh që mashkulli të ketë masturbuar 3-4 herë gjatë ditës dhe nuk është në gjendje që gjatë aktit të arrijë orgazëm. Është një gjë e turpshme për mashkullin dhe një gjë ofenduese për femrën që t`i kumtohet se partneri nuk është në gjendje të arrijë orgazëm, edhepse femrat e kanë atë privilegj duke marrë parasysh qenien e tyre delikate, mashkullit nuk i falet një gjë e tillë.

8. Meshkujve nuk u lejohet që të ankohet për gjërat e mësipërme. Meshkujt perceptohen si qenie të thjeshta dhe të ashpra andaj është e pabesueshme që të flasin për këso gjërash.

kosovarja.ch