3 C
Priština
More

    8 gjërat që një mashkull i matur nuk i bën

    spot_imgspot_img

    A e keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të bëjë një mashkull i pjekur në moshë, dhe se çfarë nënkupton kjo? Mbi të gjitha, disa njerëz bëhen të matur qysh në moshë të re, rreth 15-16 vjeç ndërsa disa të tjerë janë akoma fëmijë edhe pasi të arrijnë të tridhjetat apo dyzetat.

    Bright Side ka vendosur të ndajë me ju 8 karakteristika që i dallojnë emocionalisht meshkujt e pjekur nga ata që nuk janë. Besoni se mosha nuk është një faktor i rëndësishëm këtu.

    1. Një mashkull i matur nuk ju kritikon në pamjen tuaj.

    Pse nuk i ngjyros flokët e bardha? Do doja të ishe pak më e hollë. Një mashkull i pjekur asnjëherë nuk flet kështu për paraqitjen tuaj. Në këtë mënyrë ai nuk ju ndihmon aspak juve, por vetëm se zvogëlon vetëbesimin tuaj. Një mashkull i pjekur asnjëherë nuk ju poshtëron vetëm për të kënaqur egon e tij.

    1. Ai nuk cenon hapësirën tuaj personale.

    Nëse keni një lidhje të shëndetshme, nuk keni nevojë të fshehni asgjë nga njëri-tjetri. Megjithatë, kjo nuk nënkupton se partneri juaj mund të ju kontrollojë në xhepat e çantës apo gjërat personale. Ky është një mosrespekt për ju.

    1. Ai nuk largohet nga vështirësitë.

    Kur ishim tinejxherë, të gjithë do të mbylleshim në botën tonë gjatë ballafaqimit me problemet, apo jo? Mirëpo, një mashkull i matur bën më të mirën për t’u ballafaquar me çfarëdo problemi personal, familjar apo në lidhje me punën. Kjo nuk nënkupton se ai dëshiron telashet, por që kur ballafaqohet me to, di më së miri si t’i zgjidhë ato apo t’iu shmanget atyre.

    1. Ai nuk mendon se shprehja e emocioneve paraqet shenjë të dobësisë.

    Të jesh një mashkull i pjekur nuk nënkupton se ai nuk duhet të jetë kurrë emocional apo të qëndrojë gjithnjë në rezervë. Një mashkull i matur nuk e ka problem të shfaq emocionet e tij, sensualitetin apo të qenurit romantik. Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e ndërtimit të karakterit të tij dhe mirëmbajtjen e lidhjes.

    1. Ai nuk mendon vetëm për sot.

    Disa meshkuj nuk e kanë problem të shpenzojnë qindarkat e fundit në një darkë të shtrenjtë pa menduar fare për pasojat. Ose të kalojnë një mbrëmje në ndonjë aheng deri orët e vona të natës dhe duke mos shkuar të nesërmen në punë. Kjo nuk nënkupton se meshkujt nuk duhet të argëtohen, por që të kenë kufij në gjërat që bëjnë dhe mos të jetojnë vetëm për sot.

    1. Ai nuk ju bën të “ndjeheni e dorës së dytë” para shokëve të tij.

    Të gjithë meshkujt kanë nevojë për pak privatësi dhe të qëndrojnë vetëm me shokët e tyre herë pas here. Por, një mashkull i pjekur asnjëherë nuk e bën gruan e tij të ndihet sekondare në sy të shokëve të tij. Meshkujt që vazhdimisht marrin këshilla dhe sugjerime nga shokët duke anashkaluar të dashurën apo gruan e tyre, kanë gjasa të kenë probleme psikologjike. Për më tepër, këto meshkuj janë të papjekur, ende fëmijëror dhe të pamatur.

    1. Ai ka një marrëdhënie të shëndoshë me nënën e tij.

    Një mashkull i pjekur gjithmonë gjen kohë për prindërit e tij, madje edhe nëse raporti i tyre nuk është aq i besueshëm. Ai beson në atë se të kujdesesh për personat që janë kujdesur një kohë të gjatë me ty është diçka shumë e rëndësishme. Megjithatë, ai asnjëherë nuk tejkalon linjën e kufirit kur njëri nga prindërit, zakonisht nëna e tij, dëshiron të nxë hapësirën qendrore në jetën e tij.

    1. Ai ju respekton juve, pa ju qëlluar apo ofenduar.

    Këtu nuk nënkuptohet vetëm abuzimi fizik por edhe ai psikologjik. Nëse përjetoni çfarëdo lloj dhunë në shtëpi, ndaloni së arsyetuari dhe dilni mënjëherë nga jeta e tij. Një mashkull i matur dhe mjaftueshëm i pjekur kurrë nuk e rrah gruan e tij, pa marrë parasysh se sa është i zemëruar më të.

    Mënyra se si mashkulli e trajton gruan e tij varet jo vetëm nga personaliteti i tij, por gjithashtu edhe nga sjellja e gruas. Një marrëdhënie e shëndoshë nënkupton përkushtimin e të dyve dhe poashtu edhe femrat duhet të shmangin disa nga gabimet e mundshme që mund të bëjnë për të jetuar të lumtur me partnerin.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...