8 gjërat më të këqija që mund ti bëni lëkurës suaj

E vërtetë e frikshme: Ju mund të bëni kërdi me fytyrën tuaj. Ju mund ta bëni këtë edhe gjatë procesit kur tentonia për të përmirësuar cilësinë e lëkurës suaj.

Po ju paraqesim dy ekspertë më të besuar, njëri Renee Rouleau dhe tjetri dermatolg Rachel Nazarian, për të na treguar shprehitë e zakonshme të këqija që i mbajnë femrat larg nga fytyra e pastër.

  1. Pickimi i akneve

Këshillë: ju nuk jeni dermatology dhe nuk duhet të shtrydhni puçrrat kudo në fytyrën tuaj. Kjo është një nga sulmet më të mëdha kundër lëkurës suaj dhe mund të ketë pasoja të përhershme. Sa më shumë që ti prekni dhe shtypni ato, aq më shumë krijojnë inflamacion nga brenda, shpjegon Dr. Nazarian. Puna është se shenjat mbesin dhe mund të zgjasin me muaj, për të mos thënë përgjithmonë.

  1. Eksfoliant i tepruar

Lëkura juaj nuk mund të teprohet, sidomos kur është fjala për eksfoliantët. Këshilla e Dr. Rouleau është që të përdorni eksfoliant të mirë të fytyrës, mund të përdoret për shtatë ditë dhe më pas një javë pushim. Gjatë ditëve kur nuk përdorni eksfoliant, ushqeni qelizat e reja të shëndetshme me hidratues të përshtatshëm për lëkurën tuaj.

  1. Larja e tepruar e fytyrës

Larja është një shprehi tjetër e lëkurës që do e vuani. Mos harroni, lëkura juaj është një organ super delikat- bëhuni të kujdesshëm se çka vendosni në fytyrë dhe sa shpesh e bëni atë. Shumica kanë tendencë të përdorin sapunë të vrazhdë, gjë që prishin pH-në ideale të lëkurës së tyre. Larja e tepruar mund ta bëjë lëkurën të thatë dhe të çarë, duke shkaktuar infeksione si eczema, dhe mund të nxjerrë në pah shenjat e plakjes si rrudhat dhe vijat.

  1. Përdorimi i produktit të njejtë gjatë gjithë vitit

Lëkura juaj ka nevojë për gjëra të ndryshme nga sezoni në sezon. Çdo ndryshim duhet t’ju përkujtojë për të rivlerësuar regjimin regjimint uaj. Po ju paraqesim rekomandimet e Rouleau-s:

Dimër: fokusi duhet të jetë tek produktet hidratuese.

Pranverë: mendoni rreth produkteve për pastrim të thellë tëlëkurës me eksfoliant për të ringjallur lëkurën nga thatësia e dimrit.

Verë: fokusi duhet të jetë tek mbrojtja e lëkurës nga dielli me krem dielli dhe antioksidantë.

Vjeshtë: shtoni eksfoliant për të riparuar lëkurën nga dielli i verës dhe dëmet e tij.

  1. Prekja e lëkurës rreth syve

Kjo është pjesa ku lëkura është më e hollë, gjë që e bën edhe delikate. Meqenëse është e para që tregon shenjat e plakjes apo rrudhat, ju lutem të keni shumë kujdes me të!

Shumica gjatë aplikimi të eyeliner-it apo gjatë pastrimit të grimit, e dëmtojnë shumë lëkurën duke shkaktuar rrudha para kohe, shpjegon Rouleau. Gjithmonë përdorni krem për sy në formë rrethore.

  1. Të rreziteni dhe mos të përdorni krem mbrojtës

Nuk është më çudi se rrezitja dhe marrja e ngjyrës është gjëja më e keqe që mund ti ndodhë lëkurës suaj. ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultravjollcë mund të shkaktojë mutacione duke sjellur kancere vdekjeprurëse të lëkurës si melanoma.

  1. Pirja e duhanit

Nëse dëshironi një këshillë: vetëm ndërpreni pirjen e duhanit, lëkura juaj do të jetë shumë mirënjohëse. Përveç kësaj,kjo shkakton plakjen e parakohshme dhe rrezikon shëndetin tuaj. Pirja e duhanit rrit rrezikun për kancerin e lëkurës andaj parandalojeni atë.

  1. Neglizhimi

Mos kujdesi ndaj lëkurës, ashtu sikur dhëmbët dhe flokët, është abuzim ndaj vetvetes. Por, vetëm pastrimi i fytyrës në mëngjes nuk është i mjaftueshëm, lëkura kërkon hidratim të përditshëm, mbrojtje nga dielli si deh monitorim vjetor për kancer të lëkurës. Këto kancer, zakonisht mund të trajtohen dhe shërohen, kuptohet nëse zbulohen herët. Nuk ka asnjë justifikim të leni pasdore shëndetin tuaj!

kosovarja.ch