11 C
Priština
More

    8 gabime që i bëni me buzëkuqin tuaj

    spot_imgspot_img

    Ankoheni se nuk dini si të aplikoni mirë buzëkuqin tuaj dhe përpiqeni shumë deri sa ta bëni ashtu siç duhet. Këtu, po ju paraqesim disa nga gabimet e mundshme që mund ti bëni rreth buzëkuqit.

    Gabimi 1: Nuk i hidratoni buzët

    Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës, e njejta vlen edhe për buzët dhe mirëmbajtjen e tyre. Veçanërisht gjatë muajve të ftohtë, aplikoni vazhdimisht balsam për buzë me qëllim që ti zbusni ato nga plasaritja apo tharrja.

    Gabimi 2: Nuk bëni eksofoliant të mjaftueshëm për buzët

    Nëse ka ndonjë gjë që shkatërron buzët tuaj, është tharrja e tyre dhe paraqitja e njollave. Rezultate e lyerjes me buzëkuq duken më mirë në ato buzë me sipërfaqe të lëmuar dhe të butë, thekson Gina Brooke, drejtor artistik për Shu Uemura. Por, nëse hetoni se në buzët tuaj kanë filluar të paraqiten njolla, është mirë ti pastroni nga e para. Që të zhdukni butësisht qelizat e vdekura të lëkurës, përdorni një pastrim të butë me eksfoliant për hidratim të buzëve.

    Gabimi 3: Nuk aplikoni shtresë mbrojtëse para lyerjes së buzëve

    Shtresimi apo mbushja e buzëve me “primer” ndikon në zbutjen e lagështisë, dhe është bazë e përkryer e cila aplikohet nën buzëkuqin tuaj, dmth para se ti lyeni buzët.

    Gabimi 4: Nuk përdorni laps për buzë

    Një laps i lëmuar shërben si barrierë mes buzëkuqit dhe sipërfaqes jashtë buzëve. Vija e lapsit përgjatë buzëve rrit formën e tyre dhe parandalon përshkëllimin e buzëkuqit, thotë Brooke. Sigurohuni që të përdorni një ngjyrë që i përshtatet buzëkuqit tuaj.

    Gabimi 5: Aplikoni buzëkuqin në vendin e gabuar

    Gjithmonë duhet të filloni aplikimin e buzëkuqit duke filluar nga mesi i buzëve dh eta zgjeroni pastaj anësh. Kjo është mënyra më e mirë për ti dhënë formë buzëve dhe për ti definuar skajet e brendshme dhe të jashtme.

    Gabimi 6: Nuk i mirëmbani buzët tuaj

    Gjithmonë duhet të mbroni ngjyrën e buzëkuqit apo ta mirëmbani atë gjatë tërë ditës, duke fshirë pjesët që përshkëllehen apo të pastroni me ndonjë pecetë ose brushë pluhurin nga pudra që aplikoni në fytyrë.

    Gabimi 7: E teproni me buzëkuq

    Keni buzëkuq në gjithë filxhanin tuaj, apo edhe më keq, në dhëmbët tuaj? Kjo është si rezultat i asaj se aplikoni më tepër se çduhet buzëkuq dhe kësisoj nuk arrin të tahhet dh eta thithë sa duhet sasinë e aplikimit. Që të evitoni rrjedhjen e buzëkuqit, e cila jep pamje shumë të shëmtuar, thjeshtë vendosni një faculetë ndërmjet buzëve dhe hiqjani sasinë e tepërt që mund të ju bëjë problem.

    Gabimi 8: Nuk i kushtoni vëmendje toneve apo hijëzimeve të buzëkuqit

    Gjithçka ngjan gabim dhe jo estetike nëse nuk aplikoni apo zgjedhni nuancën e duhur të ngjyrës. Si një rregull që duhet të mbani mend, është aplikimi me hijëzime klasike si e kuqe, tone të ngajshme si të lëkurës së buzëve, ndërsa nuance portokalli dhe e kuqe si ngjyra e tulles, jep ton të ngrohtë lëkurës.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...