1.4 C
Priština
More

    8 fjali që gjithmonë e tërheqin vëmendjen e tij

    spot_imgspot_img

    Në rutinën e përditshme, përkundër të gjitha obligimeve jetësore, shpeshherë pa dashur hyn edhe raporti me partnerin. Ju duhet ta freskoni lidhjen tuaj, pa harruar disa imtësi që do ta bëjnë diferencën në lidhjen tuaj. Kemi zgjedhur 8 fjali që e bëjnë diferencën dhe e fitojnë kujdesin e partnerit tuaj sa herë që mendoni se jeni larguar nga njëri-tjetri.

    1. Bëjeni me dije se jeni krenarë me të

    Meshkujve ju pëlqen që të ndjeheni krenarë me ta, por këtë nuk e thonë drejtpërdrejt. Bëjani me dije se krenoheni me arritjet e tija profesionale dhe me mbështetjen që ua jep në jetë.

    Thuajeni këtë pasi të kthehet në shtëpi pas një dite të lodhshme që ka pasur në punë, që ta kuptojë se jeni e vetëdijshme për mundin që e jep dhe se ju intereson secili detaj I jetës së tij.

    2. Përkujtojeni në një natë të cmendur në dhomën e gjumit

    Kjo është një deklaratë e bukur që do ta përmirësojë raportin tuaj dhe do t’I japë freski përkundër detyrave të përditshmërisë. Seksi është një akt tejet I rëndësishëm në martesë, mbase është edhe e para gjë që ju bie ndërmend.

    Përkujtojeni në lojërat e zjarrta në shtrat, kjo I bën mirë lidhjes suaj. Gjithashtu, bëjani me dije se do të duhet të reprizohet sa më parë që të jetë e mundur.

    3.Një mirënjohje e thjeshtë mund të bëjë cudira

    Një mirënjohje e thjeshtë mund t’I japë kuptim dhe ta zbukurojë ditën tuaj.

    Flisni së bashkë për njerëzit dhe ngjarjet dhe shprehini mirënjohje për ndonjë gjë që ka bërë për ju.

    Bëjeni këtë edhe për gjera të vogla, në dukje të parëndësishme, qoftë edhe për dicka të thjeshtë që ju ka bërë të qeshni.

    4. Befasojeni me ftesë për pije a darkë

    Befasojeni me ndonjë dalje të paplanifikuar, qoftë për darkë apo për një gotë verë në një ambient intim në një local të dashur për ju. Kjo mund të jetë mjaft seksi. Ky spontanitet do t’ia rikujtojë se ju përvec obligimeve I ndani edhe kënaqësitë dhe argëtimet.

    5. Dëshmojani se nuk jeni xheloze

    Nëse vëreni që ndonjë femër në lokal përpiqet ta provokojë partnerin tuaj, bëjani mme dije se po e hetoni këtë gjë dhe se jeni e lumtur që ai është burri juaj. Kjo nuk e kërcënon martesën tuaj. Përkundrazi, kjo ia rrit vetëbesimin partnerit tuaj dhe ia shpreh atij kënaqësinë që keni ju në këtë lidhje dhe se aspak nuk jeni xheloze.

    6. Lëvdojeni zgjedhjen që ka bërë për dhuratë

    Zakonisht meshkujt nuk janë shumë të sigurt kur u blejnë dhurata bashkëshorteve të tyre. Kështu që nëse ai ju ka marrë dicka që vërtetë ju ka gëzuar, bëjani me dije këtë gjë. I thoni se sa shumë komplimente ka marrë ajo dhuratë në mesin e miqve tuaj të punës apo gjetiu. Kështu ju do ta shpërbleni përzgjedhjen e tij dhe do të krijoni mundësi që në të ardhmen të merrni edhe ndonjë tjetër të ngjashme. Meshkujt e kanë shumë me rëndësi të ndjehen të respektuar.

    7. Falini kujdes e ndjeshmëri dhe të njëjtën priteni edhe prej tij

    Pavarësisht se mund të jeni person I fuqishëm që I kryeni vetë obligimet, prapë se prapë keni nevojë që dikush t’ju kushtojë kujdes dhe ndjeshmëri. Po këtë nevojë e kanë edhe meshkujt, prandaj I thoni atij se duhet të pushojë më shumë, se duhet të shkojë të flejë apo thjeshtë bëjini një masazhë.

    Falini pak ndjeshmëri dhe do të shihni se kjo do t’ju rikthehet.

    8. Argëtimet e ripërtrijnë lidhjen

    Argëtimet e freskojnë lidhjen në raste ftohjesh. Për shembull shikimi I ndonjë filmi, pjesëmarrja në ndonjë ditëlindje miqsh, përgjigjja ndaj ftesës së ndonjë fqinji për pije e për këngë deri në orët e vona mund ta freskojnë lidhjen tuaj edhe më shumë. Rezultatet e këtyre argëtimeve shihen shpejt. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...