3.7 C
Priština
More

    8 arsye pse është mirë që të pini kafe!

    spot_imgspot_img

    Atyre të cilëve menjëherë nga shtrati, ende duke mërmëritur, duke fërkuar sytë dhe jo mjaftueshëm të zgjuar, ju preferojm një filxhan kafe tashmë. Jemi në dieni se kafeina ndihmon në funksionimin e duhur të qelizave të trurit. Sipas hulumtimit të fundit është provuar se kafja ka shumë më shumë anë pozitive se sa vetëm zgjimin e trurit tonë nga gjumi.

    Hulumtuesit kanë hetuar përfitimet e mundshme të kafeinës dhe janë duke kërkuar prova të forta që mund të provojnë se kafeja ka një efekt mbrojtës kundër rënies kognitive të shkaktuar nga demenca dhe sëmundjet e Alzheimer.

    Grupi i ekspertëve ndërkombëtarë i kanë shqyrtuar me kujdes provat mbi atë se çfarë janë efektet e kafeinës në trurin tonë. Rezultati i kësaj është një koleksion i studimeve origjinale të cilat eksplorojnë një numër të madhë të temave duke filluar nga përformancat molekulare të kafeinës, përmes ndryshimit dhe përshtatjes neuropsikologjike, e deri tek mekanizmat e mundshëm të cilët qëndrojnë në sjelljen dhe masat mbrojtëse të kafeinës në sëmundje të ndryshme të trurit.

    1. Kafeina ka një efekt shumë pozitiv në kujtesën, performancen e njohjes dhe aftësinë për të ekzekutuar detyrat e ndërlikuara të cilat ju imponohen gjatë ditës. 
    2. Lidhja plotësisht inverse mes konsumit të rregullt të kafeinës dhe incidenca e sëmundjes së Parkinsonit, me fjalë të tjera, duket se kafeina mbron kundër shfaqjes së sëmundjes së Parkinsonit.
    3. Konsumimi i sasive të modeluara të kafeinës duket se redukton rënien e lidhur me plakjen, si dhe incidenca e sëmundjes së Alzheimer.
    4. Kafeina ndihmon në funksionimin e duhur të aftësive motorike, normalizon të gjitha funksionet e trurit dhe mbron kundër degjenerimit të trurit.
    5. Kafeina rrit një ndjenjë të jetës së shëndetshme, lumturisë, energjisë, dhe shoqërizimit.
    6. Kafeina ndihmon në përmirësimin e përballimit aerob.
    7. Konsumi i kafeinës ul rrezikun e sëmundjes së diabetit tipit 2.
    8. Kafja përmban sasi shumë të larta të antioksidantëve.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...