8 arsye pse duhet të provoni sirtarë të hapur në kuzhinën tuaj

A janë sirtarët e hapur praktik? Pyetëm disa bllogerë dhe morëm disa përgjigje të mira.

Sirtarët e hapur rrisin opcionet e deponimit

Nuk mund t`i shikonim sirtarët e sipërm të kuzhinës sonë, njerëzit mendonin se janë kulmi i bollëkut mirëpo ishin mjaft të çuditshme. Njëri sirtar ishte tejet i mundimshëm pasiqë nuk mundesha të arrijë të marr gjërat dhe t`i vendoj përsëri aty. Më duheshte të hip mbi banak, këndet e sirtarëve ishin shumë të ngushtë për gotat, sirtari mbi shporetin ishte i rrejshëm. Sirtarët e hapur e rritën kapacitetin deponues dhe krijuan hapësirë moderne dhe të relaksuar.

Janë të ngrohtë dhe mikpritës

Sirtarët e hapur i ftojnë musafirët të ndjehen si në shtëpitë e tyre dhe të marrin ­çfarëdo që ju nevojitet pasiqë gjithçka është e hapur dhe shihet.

Bëjnë që hapsira të duket më e hapur dhe më e ndriçuar

Kuzhina jonë ishte e vogël, e errët dhe e mbyllur me sirtarë të mbyllur, të vjetër dhe të shëmtuar. Njëherë dëshiruam që të eliminojmë njërin mur të sirtarit mirëpo e kuptuam se duhet të bëjmë këtë gjë me të gjitha muret. Pasi përfunduam, kuzhina dukej më e hapur dhe me më shumë dritë, gjëra që e bëjnë hapësirën të duket më e madhe.

Pluhuri dhe papastërtitë nuk janë problem i madh

Pluhuri paraqitet në sirtarë mirëpo mjafton të pastrohen një herë në muaj pasiqë asnjë enë nuk rri aty gjatë sa të akumulojë pluhur. Rreth enëve mund të ketë pluhur mirëpo jo më shumë se në tavolinën time të punës.

Sirtarët bëhen më të lehtë për t`i organizuar

Më pëlqen fakti se edhe një njeri që nuk ka qenë kurrë mysafir tek ne, mund të ia dalë që të orientohet në kuzhinë dhe të gjejë enën që i duhet.

Është lirë

Dollapet nuk janë të lirë andaj nëse dëshironi pamje të re për kuzhinën tuaj, raftet do të jenë përzgjedhje perfekte ekonomike. Raftet e hapura janë një opsion shumë ekonomik dhe është një projekt të cilin mund ta përfundoni në një ditë.

Mund të reklamoni enët e juaja

Nëse enët e juaja janë me stil, atëherë nuk duhet të mbyllen në dollap por të shihen nga të tjerët.

Mund të provoni para se të vendosni

Shumë bllogerë me të cilët biseduam na sugjeruan që të provojmë një test para se të vendosim të përkushtohemi. Largoni dyert e dollapeve për disa javë që të fitoni një ndjesi se si duken raftet e hapura. Pastaj mund t’i vendosni dyert prap.

kosovarja.ch