Meqë pranvera është afër, jemi duke menduar që të ndryshojmë ngjyrën tonë të mërzitshme dimërore me diçka më të ngrohtë. Më poshtë i kemi disa shembuj të ngjyrave që do jenë në trend këtë pranverë.
Vjollcë e hirtë. Lozja me nuanca të ultra-vjollcës është një nga gjërat më të pëlqyera të këtij viti. Kur bëhet fjalë për flokët, një nuancë e vjollcës dhe livandos me një përzierje të të hirtës është diçka e lehtë dhe mahnitëse.
Balajazh që inkuadron fytyrën. Një balajazh bjondë karamal është gjithçka që ju udhet për këtë pranverë.
Bjonde luleshtrydhe. Bota e bukurisë prap është rikthyer tek ngjyrat me një përpunim, ndërsa nuanca bjonde luleshtrydhë është diçka që duhet të provoni.
Rrënjë të ekspozuara. Platinumi është ngjyrë që do të qëndrjë me ne mirëpo me një spin të vogël. Këtë sezonë nuk do jetë i ftohtë dhe njëdimensional por do të ketë të inkorporuara rrënjët e errëta të nxjerra jashtë.
Bjonde mjaltë e ngrohtë. Nëse jeni lodhur nga platinumi apo bjonde e bardhë, tani mund t`i gëzoheni bjond-mjaltës për këtë pranverë.
Gështenjë me hijëzim. Gështenja ombre është një dëshmi se vjeshta dhe dimri nuk janë pronaret e vetme të ngjyrave të errëta. Kjo ngjyrë do përshtatet edhe gjatë verës, jo vetëm në pranverë.
Theksime të skuqura. Dëshironi t`i bëni rozë të arta mirëpo nuk dëshironi flokë rozë atëherë me këto theksime të skuqura do e merrni dozën e duhur të rozës.
Te tjera: