7 të pavërtetat se si parandalohen gjinjtë e “varur”

Shumë gra kanë frikë nga amësia, por edhe të plakjes dhe të gjitha që ajo përfshin. Përveç rrudhave në fytyrë, si një shqetësim i madh dhe ankth i gjinisë femërore, menjëherë pas tyre ndodhen vuajtjet në lidhje me celulitin, por edhe problemi i varrjes së gjinjve pas shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës, si dhe në vitet e mëvonshme të jetës.

Në mënyrë që të ruajnë sa më gjatë pamjen rinore të gjinjve, si dhe forcën dhe pozicionin e lartë të tyre gratë përdorin metoda të ndryshme. Megjithatë, shumica e këtyre teorive „nuk pi ujë“, dhe në fakt vetëm mund të përshpejtojnë procesin e varrjes së gjinjve. Lexoni më poshtë se cilët janë truket më të zakonshme që femrat përdorin, dhe pse nuk duhet assesi t’i praktikoni.

Dr Foued Hamza, një kirurg estetik i njohur ndërkombëtarisht ka zbuluar disa nga mitet më të mëdha dhe gabimet që gratë i bëjnë për të ruajtur forcën e gjinjve dhe pamjen e tyre rinore:

Miti 1: Ushtrimi (sidomos ‘pompat’) forcon gjinjtë

Po, fakti është se ushtrimi ndihmon trupin tuaj të jetë në formë dhe forcon muskujt kurse ‘pompat’ dhe ushtrime të ngjashme pa dyshim ndikojnë pozitivisht në pamjen e gjoksit tuaj. Por edhe pompat nuk mund të përballen me forcën e gravitetit dhe varjen e lëkurës që ndodh me kalimin e kohës dhe shkakton varjen e gjinjve.

„Kjo është për shkak se gjinjtë janë të përbërë nga indet yndyrore, dhe në forcën e tyre ndikon cilësia e lëkurës dhe madhësia e gjëndrrave të qumështit. Me kalimin e kohës, në qoftë se vitet kalojnë, të gjitha gratë përfundimisht do të përballen me faktin se lëkura bëhet më pak elastike, dhe se do të zvogëlohen gjëndrrat e qumështit, gjë që do të shkaktojë direkt edhe varjen e gjinjve“, thotë Hamza.

Miti 2: Mbajtja e sytjenave gjatë gjumit ruan qëndrueshmërinë e gjinjve

Edhe aktorja e famshme Holivudiane Halle Berry ka pranuar në një intervistë se mbanë sytjena në gjumë për të parandaluar varjen e gjinjve. Mirëpo, Dr. Hamza thekson se kjo është plotësisht e gabuar dhe se mbajtja e sytjenave edhe gjatë gjumit mund të ndihmojë për të arritur formën e dëshiruar dhe pamjen e gjinjve, por kjo zhduket sapo t’i hiqni sytjenat dhe se gjinjtë kthehen në pozitën e tyre të mëparshme natyrore. „Mbajtja e sytjenave në shtrat mund madje të dobësojë muskujt e gjirit, dhe në kundërshtim me efektin e dëshiruar, të përshpejtojë procesin e varrjes së tyre“, thotë Hamza.

Miti 3: Spërkatja me ujë të ftohtë forcon gjinjtë

Ka një keqkuptim të madh se spërkatja e gjinjve me ujë të ftohtë ndikon pozitivisht, dhe se me sukses i forcon dhe i ngritë. Megjithatë, e vërteta është se uji i ftohtë ndikon në uljen e indeve, që si efekt do të ketë ngritjen e gjinjve, por që ky efekt pushon sapo lëkura të ngrohet përsëri. „Në këtë mënyrë është e mundur të rritet elasticiteti i lëkurës, por jo të ndikojë përgjithmonë në lëkurë dhe pamjen e kësaj pjese të trupit „, thotë Hamza.

Miti 4: Mbajtja e sytjenave më të mëdha shkakton varjen e gjinjve

Disa femra preferojnë të zgjedhin sytjena më të vegjël se që është e nevojshme, nga frika se veshja e atyre „taman“, apo madje pak më komod, mund të shkaktojnë varjen e gjinjve. Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe nuk ka asnjë provë shkencore që dëshmon se sytjenat pak më komod dhe më të mëdhenj mund të shkaktojnë varjen e gjinjve. „I këshilloj të gjitha gratë që të zgjidhni sytjena në përputhje me formën e tyre natyrore të gjinjve, në mënyrë që para së gjithash të ndjehen rehat, sepse sigurisht që nuk ka dëshmi se madhësia e sytjenave ndikon në qëndrueshmërinë e gjinjve“, thotë Hamza.

Miti 5: Vrapimi mund të ndihmojë në parandalimin e varrjes së gjinjve

Aktiviteti fizik pa dyshim rekomandohet dhe ka efekte pozitive në shëndetin tuaj. „Megjithatë, gjatë ushtrimit duhet të kujdeseni që të mbani sytjena të rehatshme dhe të përforcuara të cilët gjinjve tuaj i sigurojnë mbështetje dhe rrezistencë dhe i kundërshtojnë forcës së gravitetit dhe pengojnë varjen e gjinjve“, këshillon Hamza.

Miti 6: Ushtrimi mund të shkaktojë zvogëlimin e gjinjve

Edhe për këtë, besimin e përhapur shumë, nuk ka asnjë provë shkencore. Ushtrimi mund të ju ndihmojë të humbni peshë dhe do të forconi muskujt, por si rezultat vështirë se mund të ndikojë në tretjen e shtresave yndyrore në zonën e gjinjve, dhe t’i zvogëlojë dukshëm. Natyrisht, me humbje peshe zvogëlohet volumi i gjoksit tuaj, por për këtë nuk janë „fajtorë“ ushtrimet, por është një reagim krejtësisht i natyrshëm. Gjithashtu, në krahasim me sasinë e humbur të indeve yndyrore në pjesët tjera të trupit, ky ndryshim është si të thuash i papërfillshëm dhe minimal.

Miti 7: Asgjë nuk mund të pengojë varjen e gjinjve

Dr Hamza thotë se as kjo teori nuk është e saktë: „Nëse jeni të shëndetshëm, ushqeheni mirë, shmangni ekspozimin e tepërt të rrezeve UV dhe pirjen e duhanit, të gjitha këto luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e cilësisë së lëkurës tuaj“.

Siç thotë mjeku, dietat rigoroze mund të kanë ndikim negativ në gjoksin tuaj, sepse do të shkaktojnë humbje të shpejtë në peshë, kështu që edhe gjinjtë do të varren, dhe përveç kësaj ata do të jenë të mbuluar me ‘rrudha’ të cilat është shumë vështirë të zhduken. „Përdorimi i kremave dhe losioneve të ndryshme mund të ketë efekt pozitiv në elasticitetin dhe tenin e lëkurës tuaj, të parandalojë plakjen e lëkurës, dhe kështu edhe varjen e gjinjve“, thotë ai.

kosovarja.ch