4.4 C
Priština
More

    7 simptomat e llojit të ri të Coronavirusit

    spot_imgspot_img

    Shfaqja e një lloji të ri të Coronavirusit në Angli ka shkaktuar shqetësim dhe shkencëtarët dhe studiuesit e mjekësisë po punojnë vazhdimisht për të përcaktuar burimin e variantit të ri.Një variant i ri i Coronavirusit i quajtur “VUI 202012/01” përfshin një mutacion gjenetik të proteinës “thumb” që mund të jetë shkaku i përhapjes së shpejtë.

    Përveç tri simptomave më të zakonshme të COVID-19 – ethe, kollë e thatë dhe humbje e nuhatjes dhe shijes, janë identifikuar shtatë simptoma të tjera që mund të shoqërohen me variantin e ri të Coronavirusit, përkatësisht: lodhje, humbje e oreksit, dhimbje koke, diarre, konfuzion mendor, dhimbje të muskujve, skuqje.

    Sipas një studiuesi nga Kolegji Mbretëror në Londër, “nëse zhvilloni ndonjë simptomë që mund të tregojë COVID-19, si ju ashtu edhe anëtarët e familjes suaj duhet të izoloheni dhe të testoheni sa më shpejt të jetë e mundur”, raporton Times of India.

    Për shkak të një lloji të ri të Coronavirusit, Britania e Madhe ka futur kufizime të reja për të frenuar përhapjen e virusit dhe disa vende evropiane kanë mbyllur kufijtë e tyre me Britaninë e Madhe. Por, për të mbrojtur veten, është e nevojshme t’i përmbaheni masave të përshkruara deri më tani, të tilla si mbajtja e një maske, distanca shoqërore dhe larja e duarve rregullisht.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...