Flokët gri dhe të hollë janë dy shenjat më të dukshme që tregojnë se ato jane thinjur (plakur).
Por, përveç tyre të paktën janë edhe 5 tregues të tjerë që lidhen me moskujdesin e mjaftueshëm të flokëve. Ashtu siç plakeni, edhe lëkura e kokës prodhon ca vajra natyrorë që janë thelbësorë për të hidratuar flokët dhe kjo çon në:
- FLOKË TË THATË
- FLOKË TË BRISHTË
- ÇARJE TË MAJAVE TË FLOKUT
- KËPUTJE TË FLOKËVE
Këta 4 tregues dalin në pah kur poret fillojnë të tkurren dhe prodhojnë më pak pigment e cila rezulton në:
- NGJYRË TË ZBEHTË TË FLOKUT
- FLOKË TË ZBARDHUR
- FLOKË TË HOLLË
Këto janë disa këshilla të dobishme për të ushqyer flokun tuaj të cilat duhet përdorur nëse doni që të ruhet shëndeti i flokëve tuaj.
1. ARRA
Arrat janë të mira për të luftuar humbjen e flokëve. Ato përmbajnë vajra që kontribojnë në elasticitetin e flokëve dhe stimulojnë rritjen e tyre. Nëse nuk keni vajra të mjaftueshëm që e ushqejnë flokun, atëherë ato do të shkatërrohen.
2. SPINAQI
Mungesa e hekurit në trup është arsyeja e dytë për humbjen e flokëve, por për fat të mire kjo lehtë mund të rregullohet. Spinaqi është i pasur me vitamina dhe minerale si: Hekur, Beta Karoten, Acid folik dhe vitaminë C. të cilat mbjanë folikulën e flokut të shëndetshëm dhe lejojnë qarkullimin e yndyrës në lëkurën e kokës.
3. KARROTA
Karrota është e pasur me Beta karoten, të cilën trupi e koncerton në vitaminë A. kur bëhet fjalë për flokët, vitamina A ndihmon në prodhimin e yndyrës së lëkurës në kokë.
4. KOSI
Disa maska për flokë mund t’i bëni vetë duke përfshirë kosin grek, verzioni me më pak yndyrë që përmban vitamin B5 dhe vitamin D, që janë të lidhur me shëndetin e folikulës së flokut.
5. VEZËT
Vitamina D është e mirë për flokët tuaj dhe vezët janë shumë të pasura me vitaminë D. /kosovarja.ch/