-2.4 C
Priština
More

    7 sekrete për të rregulluar (ruajtur) martesën tuaj! (pjesa 2 – vazhdimi)

    spot_imgspot_img

    … aty ku e përfunduam në publikimin e kaluar, aty edhe do të vazhdojmë, duke ju sjellur listën me 50 mënyrat e Mort-it, për prekjen dhe biseden, nda Sekreti nr.2.

    Në këtë raport ju do të zbuloni sekretet për të ruajtur dhe rikthyer martesën tuaj. Le të fillojmë.

    Sekreti nr.2

    Biseda dhe prekja

    50 mënyrat e të folurit dhe të prekurit, të listuara nga Mort Fertel

    1. Shprehni besimin burrit tuaj, në njërin nga vendimet e tij;

    2. Ndajeni ëmbëlsirën me një pirun;

    3. Cila ishte „kënga juaj“ kur ju jeni takuar? Telefononi bashkëshortin tuaj dhe këndojeni atë këngë për të;

    4. Befasoni me një vizitë të papritur bashkëshortin tuaj, në zyrën e tij apo në shtëpi dhe dhuroni atij një puthje … dhe pastaj largohuni;

    5. Luani “prekja e këmbëve” herën tjetër kur ju të uleni së bashku;

    6. Mësoni një shaka të re sot dhe ndani atë me bashkëshortin tuaj;

    7. Pyeteni bashkëshortin se si i kaloi dita sot … dhe dëgjojeni atë me vëmendje;

    8. Puthni bashkëshortin tuaj pas zgjimit;

    9. Puthni bashkëshortin tuaj para gjumit;

    10. Puthni dorën bashkëshortit tuaj

    11. Prekni faqen apo dorën e bashkëshortit tuaj, derisa ai vozit;

    12. Fshini supet herën tjetër që ju do të uleni pranë njëri-tjetrit;

    13. Uluni në prehrin e bashkëshortit tuaj, ose le të ulet ai në prehrin tuaj;

    14. Komplimentoni bashkëshortin tuaj për diqka që ka veshur;

    15. Telefononi bashkëshortin tuaj kur ai e pret më së paku, për ti kujtuar atij, se ju mendoni në të;

    16. Dhuroni bashkëshortit tuaj një masazh në krahëror apo në qafë;

    17. Ndajeni me bashkëshortin një ngjarje nga lajmet ose të ditës që e keni ndëgjuar, që mendoni së është interesant;

    18. Po në lidhje me vallëzimin para darkës? Askush nuk është duke ju shikuar;

    19. Tregoni bashkëshortit tuaj se, në qoftë se do të niste gjithqka nga e para për jeten tuaj, ju prap do të zgjidhni atë;

    20. Ndajeni një problem – falënderojeni bashkëshortin tuaj për shqetësimin e tij të treguar;

    21. Luaj me flokët e bashkëshortit tuaj, derisa jeni duke folur në shtrat;

    22. Shtrihuni në gjumë duke i mbajtur duart atij;

    23. Kujtoni bashkëshortit tuaj për të vozitur e kujdes, kur ai del nga shtëpia;

    24. Telefononi bashkëshortit juaj në punë dhe njoftojeni me gjërat e fundit që kanë ndodhur;

    25. Keni një luftim gudulisës;

    26. Thuani: „Ju vie keq“, në lidhje me ndonjë gabim që e keni bërë kohët e fundit;

    27. Mendoni 3 mënyra që bashkëshorti juaj ju ka bërë një person më të mirë … tregoni atij menjëherë;

    28. Komplimentoni bashkëshortin tuaj për tiparet e tij fizike të preferuara;

    29. Luani tornado (rrokullisje) dhe qeshni me zë të lartë;

    30. Shikoni bashkëshortin tuaj në sy, kur ai ngul sytë në ju … ndani ndjenjat tuaja;

    31. Ndani atë që ju më së shumti e admironi te bashkëshorti juaj;

    32. Keni momente kur ju bisedoni nw lidhje me „a të kujtohet kur?“;

    33. Faleminderoni bashkëshortin tuaj për ndihmën që ju ka ofruar gjatë ndonjë momenti të vështirë në jetën tuaj;

    34. Gjeni një arsye për të prekur bashkëshortin tuaj, kur ju jeni në të njëjtën dhomë;

    35. Gërmoni albumin e dasmës dhe rikujtoni momentet;

    36. Mbani duart e njëri tjetrit nën tavolinë;

    37. Ngjyrosni dhe lani flokët tuaj larg nga sytë e tij;

    38. Shpjegoni kravatën e tij, duke qenë e sigurt që të prekni atë me dashuri;

    39. Rregulloni veshjen e tij, duke qenë e sigurt që të prekësh atë me dashuri;

    40. Gatuani brumëra sëbashku;

    41. Putheni në ashensor, kur askush nuk mund të ju shoh;

    42. Shprehni besimin në aftësinë e bashkëshortit tuaj për të tejkaluar ndonjë problem;

    43. Dëgjoni shqetësimet e bashkëshortit tuaj – pyeteni se si ju mund t’i ndihmoni;

    44. Bëni drekë bashkëshortit tuaj …  duke ia ofruar atë edhe me një puthje;

    45. Dërgoni bashkëshortit tuaj një faks me fjalet tua speciale me “kode” – duke i thënë “Të Dua”;

    46. Fikeni alarmin e orës së bashkëshortit tuaj, dhe zgjojeni atë me një mesazh;

    47. Putheni nga prapa në faqe bashkëshortin tuaj, derisa ai është duke lexuar;

    48. Para se të ndaheni gjatë ditës, thoni bashkëshortit tuaj se ju nuk mund të prisni për të parë atë përsëri;

    49. Një përqafim ekstra pa ndonjë arsye, pa e lënduar askënd;

    50. Përqafohuni dhe përkëdheleni njëri tjetrin derisa jeni duke fjetur.

    Sekretin e rradhës mund t’a lexoni nesër në të njejtën kohë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...