-0.3 C
Priština
More

    7 mënyrat për zbukurim të shpejtë

    spot_imgspot_img

    Fotografia ©PASSION

    Zbukurimi nuk duhet t’ju marrë disa orë. Pse do të kaloni orë të tëra për të bërë grimin, kur mund të pini kafe me shoqet dhe të bëni plot gjëra të tjera? Kurseni kohën tuaj me ndihmën e këtyrë 7 truqeve.

    1) Pini më shumë ujë

    A pini mjaftueshëm ujë? Nëse nuk pini, lëkura mund t’ju duket e thatë dhe e zbehtë. Zgjidhja është e thjeshtë: pini më shumë ujë. Mbani vazhdimisht shishen me ujë në tavolinë dhe kështu do të kujtoheni se duhet të pini ujë më shumë, bile edhe nëse nuk ju pihet. Në vend të kafesë, çdo ditë pini çaj bimësh.

    2) Pak shkëlqim

    Veni pak shkëlqim në pjesët e poshtme të zgavrave të syrit, në faqe dhe vetulla. Do ta shihni se sa me magji vepron.

    Do të dukeni më e freskët dhe më e pushuar para njerëzve rreth jush.

    3) Freskohuni me spraj

    Pasi të bëni grimin, veni spraj për lëkurë. Ekzistojnë lloje të ndryshme të sprajeve, ndërsa ju përzgjidhni atë që ka efektin i cili ju duhet juve (i cili hidron, i cili vepron si antioksidant dhe të ngjajshme). Spraji do t’i japë jetë grimit tuaj.

    4) Flini më shumë

    Nëse ndjeheni të lodhura, ashtu edhe do të dukeni. Përpiquni që të shtriheni në krevat çdo mbremje 30 minuta para kohë së zakonshme kur jeni shtirë më parë (ose një orë më herët, nëse mundeni) dhe shmangjuni çfarëdolloj stresi. Gjumi do ta ringjall trupin tuaj, e nëse ndjeheni të pushuara edhe teni i fytyrës do t’ju duket më i bukur.

    5) Drejtoni trupin

    Nëna juaj ka patur të drejtë kur ju ka folur se duhet të drejtoni trupin. Nëse qëndroni drejtë, jo vetëm se do të dukeni më me vetëbesim, por edhe rrobat do t’ju rrijnë më bukur, do ta keni edhe qarkullimin e gjakut më të mirë, që do të thotë se i gjithë trupi dhe fytyra do t’ju duken më bukur.

     6) Hapni sytë

    Në çantë nuk ju duhet asgjë tjetër pos ngjyrës për qerpikë. Lakoni dhe zgjatni qerpikët tuaj. Lyeni dy herë në mënyrë që t’i theksoni veçanarishtë sytë.

    7) Veni pak buzëkuq

    Buzëkuqi bën çudira! Theksoni buzët me buzëkuq – më së miri është të shfrytëzoni ngjyrwn e kuqe, por nëse nuk dëshironi që të theksoheni së tepërmi, veni ndonjë niansë rozë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...