7 mënyra për të përgatitur darkë romantike për të dytë

Një darkë romantike është mënyra më e mirë për të fituar zemrën e partnerit plotësisht …

Nëse planifikoni darkë romantike për të dytë, teknika ‘feng shui’ do të ju ndihmojë të krijoni atmosferën e duhur për dy të dashuruarit dhe gjithsesi kontribuon për humor më të mirë, komunikim energjik dhe sjellje sa më pozitive.

Pasi të keni krijuar menynë romantike, sigurohuni që ta rregulloni edhe tavolinën e ngrënies me idetë më të mira romantike të ekspertëve nga Feng Shui:

  • Tavolina ideale për një darkë romantike është me formë të rrumbullakët apo katrore, maksimum me dy karrige. Nëse ka më shumë karige kjo nënkupton sikur po prisni më shumë mysafirë dhe ua prish në njëfarë mënyrë privatsinë.
  • Një hapësirë e rehatshme dhe intime ku do të mund të relaksoheni dhe shprehni lirshëm ndjenjat tuaja. Gjithashtu, sigurohuni që i dashuri juaj mos të jetë i ulur në drejtim të kuzhinës ku do ketë qasje në enët e pista. Reflektimi i dritës duhet të jetë i lehtë dhe i këndshëm për syrin.
  • Dekoroni tryezën e ngrënies me ngjyrë të kuqe pasi kjo ngjyrë është simbol i dashurisë dhe romancës. E kuqja është element zjarri sipas Feng Shui-t dhe paraqet ngjyrë ideale për reflektimin e dashurisë. Zgjidhni dekoret në tryezë për të dy partnerët, dmth. për çift si: për shembull një vazo me dy lule të kuqe ose dy zemra të kuqe prek kristali si dekorim i tryezës.
  • Asesi mos harroni qirinjtë. Zgjidhni qirinj të bukur dhe të kuq që do zbukurojnë edhe më shumë atmosferën romantike. Vishni diçka të bukur me ngjyrë të kuqe. Mjafton edhe vetëm ndonjë detaj i vogël si një palë vathë të kuq.
  • Nëse në mes të tryezës qëndrojnë trëndafilat, duhet të siguroheni që të hiqni gjembat. Këto gjemba simbolizojnë vështirësi në marrëdhënie, kështuqë hiqni ato gjemba që të shijoni një lidhje pa probleme. Një tjetër mundësi për aranzhimin e luleve në tryezë mund të jenë tulipanët si zgjedhje më e mirë. Zgjidhni ngjyrën e luleve në varësi se çfarë prisni nga marrëdhënia jauj. E kuqja simbolizon martesën, ngjyra rozë dhe portokalli – dashurinë rinore, e verdha- miqësinë e vërtetë dhe e bardha – pastërtinë apo sinqeritetin në një marrëdhënie.
  • Sipas rregullave të Feng Shui-t, “ju jeni ajo çfarë shihni”. Andaj pranë tryezës ku gjendet partneri hiqni fotot apo imazhet e paraqitura me vetëm një person si të vetmuar. Vendosni fotografi të çifteve të lumtur së bashku, ndërsa dhuratën e ish të dashurit tuaj fshiheni në sirtarin tuaj që mos të jetë në vend të dukshëm.
  • Sigurohuni që të hapni dritaren para darkës që të largoni ajrin e vjetër dhe lejoni të hyjë ajri i pastër me energji të freskët, e cila do ndikojë në më shumë dashuri dhe romancë.
kosovarja.ch