7 llojet më irrituese të kolegeve

Bota është përplot me personazhe negative, duke filluar nga vajza që flet zëshëm në telefon e deri tek ajo e paskrupullta që dëshiron të ulet në autobus në vendin e ndonjë zonje plakë. Mënyra më e mirë se si të mbijetoni në mesin e tyre është të mos u afroheni fare.

Studimet kanë treguar se më shumë se e treta e punëtorëve humbin kohë të konsiderueshme duke menaxhuar konfliktet me koleget, ndërsa në anën tjetër ju nevojitet vetëm një personazh i tillë që tua prishë tërë kolektivin. Ja disa lloje të tyre që duhet tu shmangeni :

Shpërndarësja e fjalëve

Kjo vajzë i di të gjitha- kush me kë është në lidhje, kur do të pushohet nga puna e shumë informata tjera fascinuese që mund të jenë të dobishme për ju mirëpo ajo nga natyra u jep informata ngase interesohet për jetën tuaj private andaj kujdes. Është mirë që ta hutoni duke mos i mbajtur shumë ligjerata por filloni të flisni për yjet e estradës apo filmit çdoherë që ajo mundohet të flasë për kolektivin e punës.

Vjedhësja e ideve

Ky person ka aftësi që super-idenë tuaj ta personalizojë,zakonisht kjo gjë ndodh gjatë mbledhjeve kur dikush thotë diçka që e ndezë kurreshtjen e shefit, ky person menjëherë kërcen në bisedë dhe fillon “përpunimin” e kësaj ideje sikur të ishte e saj. Që të mund të shmangeni nga ky veprim është mirë që ta shkruani idenë që e keni dhe ta dërgoni nëpërmjet mailit tek disa persona kështuqë do të keni dëshmi se puna është e juaja. Nëse dëshironi që ti surprizoni kolegët atëherë bëni një ekzemplar të shtypur me të gjitha detajet në të ashtuqë kur ta prezentoni në mbledhje, ti ketë të gjitha elementet që do e eliminojnë “vjedhësen e ideve”.

Nënvlerësuesja

Ky person kurrë nuk ua thotë hapur se jeni në të drejtë ndërsa komentet e saja qofshin edhe komplimente, gjithmonë janë me spec. që të shmangeni nga konflikti me këtë person është mirë të bëheni kinse komplimenti ishte i sinqertë qoftë edhe nëse ju vret përbrenda. Nuk ka asgjë më të keqe për këtë dashakeqe sesa lënia e përshtypjes se jeni person i sjellshëm.

“Mikesha” juaj më mirë

Ajo ulet afër jush dhe ua tregon të gjitha detajet e jetës së saj, ju thërret vazhdimisht për drekë dhe për pije pas punës edhepse ju nuk dëshironi. Që të menaxhoni këtë person ju duhet që dalngadalë ti eliminoni kontaktet me këtë person kështuqë kur herën e ardhshme tu takojë para aparatit për kafedhe të fillojë tu tregojë për ndarjen nga i dashuri është mirë ti thoni: Më vjen shumë keq për atë që të ka ndodhur mirëpo tani nuk është momenti që të diskutojmë. Nëse dëshiron do të dalim të premten të drekojmë dhe të flasim për këtë gjë?”.

Ankuesja

Për këtë person asgjë nuk është në vendin e saj andaj edhe koha e kaluar me këtë person është tejet depresive dhe e dëmton imazhin tuaj. Ky lloj i kolegës zakonisht vuan i pari kur fillojnë ndryshimet në kompani apo kur keni drejtor të ri. Që të menaxhoni këtë person bëhuni ashtu që t`ju urrejë: optimiste. Herën tjetër kur të fillojë të ankohet përdoreni frazën “po sikur të shikojmë gjërat nga një tjetër perspektivë?” dhe do e shihni se si do zbrapset menjëherë dhe do të gjejë ndonjë viktimë tjetër.

Zonjusha “perfekte”

Ajo bën ëmbëlsira dhe i sjell në punë, kur dërgon raportin gjithçka është perfekte, në mbledhje është përplot me ide të mëdha dhe projekte të reja. Ajo nuk është një person dashakeq që dëshiron të marrë vendin e punës të dikujt tjetër mirëpo këto gjëra i bën nga dëshira për tu ndjerë grandioze andaj është mirë që ta këshilloni që sugjerimet dhe idetë së pari ti diskutojë me ekipin e bashkëpunëtorëve e jo ti paraqesë direkt në mbledhje. Mos harroni të vlerësoni idetë dhe mundin e saj sepse ajo ka nevojë që mos tia humbasin meritat.

Dembeli

Ky person tërë punën që e bën, e bën për nevojat e saja personale dhe asgjë nuk kontribuon në kompani. Posedon një aftësi të jashtëzakonshme për të arsyetuar veten dhe për të evituar punën. Që të menaxhoni këtë tip është koha që mos ta mbuloni më tek personat tjerë qoftë edhe nëse për këtë gjë do të pësojnë projektet e juaja. Mundohuni që të përcaktoni në mbledhje rolin e secilit, dhe nëse nuk plotësohen nevojat e caktuara atëhere flisni me shefat e juaj.

Në fund të fundit, të gjitha tipat toksikë herët a vonë zbulohen andaj gjëja më e mirë që mund ta bëni është të koncnetroheni në punën tuaj dhe sjelljen tuaj, me këta persona e ndani vetëm vendin e punës e jo tërë jetën, andaj kujdesuni për reputacionin tuaj në staza të gjata.

kosovarja.ch