1. Besimi. Beso shumë në vete, bindshëm puno në jetë dhe mos u lëkund në punën që kryen.
2. Durimi. Duro deri në shkallën më të lartë. Pasi që durimi është gjëja më e vështirë. „Pas çdo vështirsie vjen një lehtësim“.
3. Puna. Puna duhet të jetë pjesë e pandashme e jetës tënde. Duhet të punosh vazhdimisht . Duhet të dish të planifikosh ditën dhe vetë jetën. Çdoherë duhet të punosh me orar të planifikuar.
4. Koha. Më shumë se bota dhe më shumë se universi vlen ajo. Nesë je shfrytëzues i sakt i saj, tashmë ke kuptuar qëllimin e jetës.
5. Saktësia. Problemet janë pjesë e jetës sonë. Ne duhet të jemi llogaritës të shpejt , por të sakt. Mos lejo që një problem të zgjatë shumë, mundohu çdo gjë të zgjidhësh shpejtë dhe sakt.
6. Kundërshtimi. Në rast se do ballafaqohesh me të keqen, ti duhet të jesh e mira . Në rast se të tjerët janë zjarri ti duhet të jesh uji.
7.Përkujtimi. Vdekja është ajo që të bënë të arritësh në maje të suksesit. Përkujto atë më shpesh, se ti nuk do të harrxhosh kohën kot nga droja se ndoshta neser ke për të vdekur dhe ende nuk ke arritur asgjë në jetë./kosovarja.ch/