Gati për të mbetur shtatzënë? Duhet të bëni disa planifikime para se të lindni foshnjën tuaj. Ndiqni këto këshilla mbi mënyra për të mbetur shtatzënë më shpejt.
Shenjat e ovulacionit që duhet t’i dini nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë
Disa nga arsyet pse nuk mund të mbeteni shtatzënë
Pavarësisht se sa shpesh ju dhe partneri juaj kryeni marrëdhënie seksuale dhe nuk mbeteni shtatzënë gabimi më i madh është sepse nuk dini kur ovuloni.
Shumica e mjekëve rekomandojnë përdorimin e mjeteve parashikuese të ovulimit për një masë më të saktë të ovulimit.
Gjeni kohën dhe pozitën më të mirë për marrëdhënie seksuale
Ajo që funksionon vërtetë dhe ajo që është thjeshtë histori grave janë të diskutueshme. Sipas studimeve nuk ka kohë optimale të ditës për të bërë seks por ajo që propozojnë edhe mjekët është që të qëndroni për një kohë në shpinë kur seksi përfundon.
Bëhuni gati të testoheni
Sa më parë që e dini se jeni shtatzënë, aq më shpejt mund të shihni mjekun tuaj për të filluar kujdesin para lindjes dhe të siguroheni që ngrënia, pirja dhe zakonet e tjera të jenë sa më të shëndetshme.
Nëse testi del negativ
Mos u mërzit. Shumica e çifteve nuk ia dalin herën e parë dhe më shumë se gjysma mbesin shtatzënë pas 6 muajsh. Por, bëhuni gati që të provoni muajin tjetër.