-3.2 C
Priština
More

    7 gjërat që nuk i keni ditur për filxhanin tuaj të çajit

    spot_imgspot_img

    Ndonjëherë një birrë është e vetmja gjë që na shkon në mend për një ditë sa më të këndshme. Por, fatmirësisht çaji është i mirë për trupin dhe mendjen tuaj.

    Britania është një komb që pinë çaj. Ne të gjithë i kënqemi pirjes së 165 milionë filxhanë çaj çdo ditë. Dhe shumëllojshmëria e çajrave sot është më e madhe se kurrë në raftet tona. Shitjet e pijeve ekzotike dhe çajit të gjelbërt janë në rritje, në përputhje me trendin e shëndetshëm të jetesës.

    Por, të bëni një pushim duke pirë çaj është më e kënqashme se sa të shijoni ndonjë pije të ngrohtë. Ekspertja e çajit Yulia Zhizhaeva, nga Jadu thotë: “Për mua, çaji është më shumë se sa një pije. Paraqet një kanal që të çon në një botë të re, ku mund të çlodheni, relaksoheni, të pushoni ose të ngrohni shpirtin tuaj”.

    Për më tepër, çaji ka shumë përfitime shëndetësore që janë të vërtetuara, duke përfshirë antioksidantë që rrisin energjinë e trupit si dhe kanë aftësi hidratuese.

    Pra, këtu po ju paraqesim disa gjëra që ndoshta nuk i dini rreth filxhanit tuaj të çajit.

    1. Ka efekt stimulues – por edhe qetësues

    Vetitë e kofeinës janë të njohura- një filxhan çaj në mëngjes mund të na ngrisë emocionalisht dhe të na ndihmojë në përqëndrim. Por, çaji gjithashtu përmban L-theanine, një amino acid që mendohet të ketë efekt qetësues. L-theanina mund të parandalojë disa nga agjitacionet që lidhen ndonjëherë me konsumin e kofeinës – thotë Zhizhaeva.

    1. Mund të ju bëjë të bukur

    Çaji i bardhë është çaj i zakonshëm (ose Cmaellia sinensis) në formën e tij të pastër, i përpunuar në formë minimale- pse most a provoni si një alternativë freskuese. “çaji i bardhë është i njohur si antioksidantë përplot me efekt zbukurues. Para një mijë viteve ishte i rezervuar vetëm për mbretërinë kineze”, thotë Zhizhaeva.

    1. Duhet të ngrohet në mënyrën e duhur

    Çajrat e ndryshme arrijnë efektin e tyre në kohë të ndryshme në filxhan, sipas Zhizhaeva. Çaji i gjelbër dhe i bardhë zakonisht iu duhet kohë rreth 2 minuta. Çaji i zi mund të marrë kohë 3 deri 5 minuta, ndërsa çajrat bimorë apo ato të frutave iu duhen rreth 3 minuta. “Gjithmonë kontrolloni kutinë për tu siguruar që jeni duke shijuar çajin në maksimum. Pasi të vlojë dhe të arrijë efektin e duhur, hiqni qeskat e çajit – sepse nëse mbahen për një kohë më të gjatë mund të humbasin shijen perfekte”.

    1. Temperatura luan rol gjithashtu

    Mos e hidhni qeskën e çajit në filxhan të sapo vluar apo në mes të vlimit. Çaji i bardhë dhe i gjelbër kanë shije më të mirë nëqoftëse ngrohen në temperaturë rreth 80 gradë, këshillon Zhizhaeva.

    1. Mund të rregullojë shëndetin tuaj të zemrës

    Tri gota çaj në ditë mund të ndihmojë në stabilizimin e tensionit të gjakut, duke çuar në rrezik më të ulët për goditje apo sulm në zemër, sipas një studimi të bërë më 2013. Është menduar se flavonoidet e shëndetshme që gjenden në çaj, janë përgjegjës për rritjen e shëndetit.

    1. Mund të ndihmojë njerëzit me diabet

    Studimet tregojnë se komponimet që gjenden në çajin e gjelbër mund të ndihmojnë personat me diabet të tipit 2 që të procesojnë më mirë sheqerin. Pirja e çajit të gjelbër është e mirë edhe për një gjë tjetër – është vërettuar edhe në rritjen e densitetit mineral të eshtrave si dhe forcës trupore.

    1. Çaji është miku juaj më i mirë në kohë të mira dhe të këqija

    Ndonjëherë janë gjërat e thjeshta që na përmirësojnë jetën tonë. Kur kohët janë të vështira, një filxhan çaji është konstant, një gllënkë çaji të ofron rehati. “çaji ju ndihmon ti tejkaloni kohët e vështira dhe gjithashtu ju shoqëron në ditët tuaja më të lumtura. Krijoni ritualin tuaj të pirjes së çajit dhe bëjeni atë sa më të veçantë”, thotë Zhizhaeva./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...