Personi i zakonshëm i ka rreth 300 kalori nga sheqerat e shtuar për çdo ditë, rreth 20% e amerikanëve i kalojnë 700 kaloritë nga sheqerat e shtuar në bazë ditore. Për të qenë të qartë, me sheqera të shtuar nënkuptojmë ato që ndodhen në ëmbëlsira e jo sheqeri natyral që ndodhet tek frutat, perimet apo tek qumështi.
Konsumimi i hseqerit mund të ulet varësisht shprehive të juaja, ndërsa pasojat e braktisjes së sheqerit(varësisht prej sasisë së konsumit) mund të jenë të njejta sikurse tek personat që e braktisin drogë, duke përfshirë ankthin, plogështinë madje edhe depresionin.
Mirëpo, duke supozuar se jeni sikurse qytetari i zakonshëm, mund të pritni disa gjëra t`ju ndodhin menjëherë pas fillimit të dietës kundër sheqerit.
- Zemra do të “lozë”
Rreziku i vdekjes nga sëmundjet e zemrës do të ulet trefish, kjo ndodh sepse sheqeri i shtuar ngrit nivelet e insulinës, që aktivizon nervor duke e ngritur edhe tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.
- Nuk do e keni problemin e puçrrave dhe akneve
Inflamacioni sistemik është i njohur si shkaktar i puçrrave, ndërsa sheqeri është nxitës. Një studim ka zbuluar se personat që nuk konsumojnë pije me gaz, kanë konsumuar nga një kanaqe prej 350 ml në ditë për 3 javë, duke i rritur nivelet e tyre nxitëse deri në 87%. Shmanguni nga këto lëngje dhe nga pijet tjera të ëmbëlsuara.
- Do të shmangeni nga diabeti
Konsumimi i sheqerave të shtuara promovon mbindërtimin e depozitave të dhjamit rreth mëlçisë, këto depozite kontribuojnë në rezistencën ndaj inuslinës dhe e nënvlerësojnë punën e bërë nga pankreasi, që normalisht e ndalon prodhimin e insulinës. Në një studim është konstatuar se konsumimi i 150 kalorive nga sheqeri i suplementar ka gjasa 11 herë më shumë të kontribuojë në zhvillimin e diabetit 2, krahasuar me 150 kaloritë nga proteina apo yndyra.
- Nuk keni nevojë të aktroni buzëqeshjen tuaj
është normale të jeni ekscentrike kur i braktisni ëmbëlsirat, mirëpo pasiqë të rregulloni nivelet e sheqerit, do të ndjeheni më mirë se kurrë. Një studim i Universitetit Kolombia ka zbuluar se femrat që hanë dietë të lartë në sheqer suplementar dhe drithëra të rafinuara kanë gjasa më tepër të përjetojnë ankth, irritim dhe luhatje të disponimit.
- Do të fleni kur duhet
Mungesa e sheqerit ju len me lodhje të mesditës dhe me nevojën për një sy gjumë. Nëse shmangeni tërësisht nga sheqeri, do të jeni më të zgjuar dhe të gatshëm gjatë ditës.
- Do i mbani mend emrat
Keni probleme me mjegullimin e mendjes? Me siguri sheqeri i ka fajes.gjatë kohës, konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dëmtojë komunikimin mes qelizave të trurit andaj nëse shmangeni nga kjo atëherë do të jeni më e kthjellët.
- Përfundimisht keni humbur 5 kilogramët shtesë
Kur zëvendësoni kaloritë nga sheqeri me ushqime tjera, sigurisht që nuk do të konusmoni aq shumë kalori me çka edhe do të humbasni peshë. Ulja e 200 kalorive të sheqerit, gjatë 5-6 muajve ju ndihmon në rënie deri në 5 kilogramë./kosovarja.ch/