7 gjërat që kurrë nuk duhet ti thoni në punë

1. “A mund të…”

Pavarsisht nëse thjeshtë bëni pyetje apo kërkoni të bëni disa kopje, kjo mënyrë e të kërkuarit përçon hezitim dhe angazhimin e të tjerëve për t’ju shërbyer juve. (A ju a bëjnë juve kolegët këtë?) Mënyra më e lehtë e sjelljes: Zëvendësoni këtë frazë me: “Të lutem”.

2. “Kjo nuk mund të funksionojë, por…”

Nëse nuk funksionon ndonjë gjë, pse e merrni guximin ta hidhni idenë në tavolinë? Është shumë e vështirë të merret diçka seriozisht kur vet personi që e prezenton atë është i lëkundur në qëndrimin e tij. Merrni guximin dhe thjeshtë deklaroni idetë tuaja.

3. “Unë mendoj…”

Është më pak e bezdisshme se fraza e dytë: “Kjo nuk mund të funksionojë”, por sërish kumton të njejtën pasiguri për çfarëdo ideje që ju vjen ndër mend.

4. “Më vjen keq…”

Njerëzit e thonë këtë gjatë tërë kohës, pa ndonjë arsye. Ndonjëherë eci nëpër shkallët e ndërtesës dhe takoj ndokënd që në vend se të më thotë ‘Përshëndetje’, më thotë ‘Më vjen keq’. Po për çfarë? Ajo realisht nuk bëri asgjë të keqe! Ose rasti kur e sulmoni menaxherin tuaj me kërkim-falje. Ajo që ka rëndësi nga shefi juaj është të gjeni zgjidhje për problemin e krijuar e jo ta ngulfatni me arsyetime dhe falje të tepruara.

5. “Pyetje të shpejta…”

Kjo frazë është shumë bezdisëse, thekson Shalinii Khan, menaxher i shërbimeve të klientëve në një IT kompani. Kjo e ul kohën dhe vëmendjen që kolegët tuaj të jenë gati për t’ju përgjigjur pyetjeve. Thuajeni atë që me të vërtetë doni ta thoni, si p.sh. “Nuk është diçka që dua ta diskutoj me ty”ose “A është koha e duhur për ta diskutuar këtë me ty?”, apo “Ku mund ta gjej këtë në server”. Thjeshtë precizojeni pyetjen tuaj. Kaq.

6. “Ska problem…”

Kjo frazë e pafytyrë mund të duket se jeni duke e pranuar me vet dëshirë dhe gëzim ndonjë detyrë të caktuar. Kjo frazë mund të tingëllojë sikur jeni duke i bëre tjetërkujt një nder, në vend se të bëni punën tuaj. Si zëvendësim të kësaj mund të përdorni fjalinë: “Do të filloj të punoj mënjëherë rreth kësaj”, “E kam të qartë”, apo “Do ta kem gati për brenda një ore.”

7. “Do të përpiqem…”

Jo e pranueshme, thekson Levine. Unë po kërkoj që ju mos të pëpriqeni për të bërë dicka, por unë kërkoj apo jap urdhër për tu realizuar ndonjë punë. Nëse projekti është i ndërlikuar për tu kompletuar, apo jeni të shqetësuar për kohën e shkurtë, shpjegoni shqetësimet tuaja me shefin, i cili mund të ju ndihmojë në prioritizimin apo realizimin e tyre.

kosovarja.ch