0.5 C
Priština
More

    7 gjërat që do ju bëjnë më atraktive

    spot_imgspot_img

    Ka shumë informata rreth modës, e që na tregojnë se cilat trende janë më të përshtatshme, cilat ngjyra janë më të mira, cilat dizajne do lënë impakt më të madh, andaj nuk është çudi që jemi të afeksionuar aq shumë që ta bëjmë stilin tonë ashtuqë do të ndikojë në psikologjinë e të tjerëve dhe në atë tonën.

    Për ta bërë më lehtë e bëmë një listë me 5 gjërat që do ju bënin më atraktive si dhe me plus dy të tjera, pa të cilat menduam se kjo listë nuk do të kompletohej.

    1. Taket

    Sipas një studimi, taket jo vetëm që i bëjnë femrat tërheqëse për meshkujt, por në praninë e femrës me take meshkujt janë më të kujdesshëm dhe më shumë ndihmues.

    2. Fustani i vogël me ngjyrë të zezë

    E zeza është përcaktuar si ngjyra numër një e lidhur me seksualitetin, vetëbesimin dhe intelegjencën.

     3. Dizajnet që zbulojnë supet

    Mendonit se prapanica dhe gjoksi janë të vetmet pjesë që meshkujt i konsiderojnë atraktive? Studjuesit treguan se meshkujt tërhiqen shumë edhe nga supet dhe krahët e femrave.

    4. Diçka e kuqe

    Ngjyra e pasionit, dashurisë dhe romansës është e preferuara për meshkujt dhe femrat.

    5. Të nxirrni në pah format e trupit

    Nëse keni trup të ngjashëm si Kardashian, me një bel të hollë dhe me forma të theksuara, bëni mirë që të visheni ashtu që të tregoni këto asete.

    6. Buzëkuq

    Një studim tregoi se kamarieret që mbanin buzëkuq kishin shumë më tepër bakshishe nga klientët meshkuj, ngjashëm një studim tjetër tregoi se femrat që përdorin makijazh të moderuar janë perceptuar si më atraktive, kompetente dhe më të besueshme.

    7. Syze dielli

    Edhepse kjo që po e themi nuk bazohet teknikisht në ndonjë studim, çdo femër e modës e kupton fuqinë e syzeve të diellit dhe impaktin e tyre në paraqitjen e saj.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...