-2.1 C
Priština
More

    7 gjërat për të cilat duhet të pushoni së kërkuari falje

    spot_imgspot_img

    Vetëm nëse jeni perfekte (që nuk jeni!), kërkimi i faljes është pjesë e rëndësishëme e jetës suaj. Këto dy fjalë “ më fal” janë të fuqishme, shqiptimi i tyre e largon ndjenjën e fajit, na e kthen besimin e ndërsjelltë dhe na ndihmon të ballafaqohemi me vetveten. Mirëpo përdorimi i shpeshtë i këtyre fjalëve mund të nënkuptojë vetëbesim të ulët dhe ndjenjë e ulët për garë, kërkimi i shpeshtë i flajes nënkupton se njerëzit kanë deponuar faj dhe turp, andaj kërkojnë falje që të fitojnë aprovimin e të tjerëve. Rreziku? Rrezikojmë të krijojmë ndjenjën se jemi të denjë të jemi përjetësisht gabim dhe të fajësuar. Herën e ardhshme që do të ndodheni në situatë të kërkoni falje, mendoni këto 7 gjëra dhe ndaloni se kërkuari flaje.

    1. Ndjenjat e juaja

    T`ua thuash njerëzve atë që mendon është obligim për çdo lidhje, t`ia bësh me dije dikujt se çfarë ndjen dhe mendon, bën që ai person të ju kuptojë më mirë. Ndonjëherë duhet të mos pajtoheni me diçka dhe të mos ndjeni nevojën se duhet të kërkoni falje. Ka gjër nuk ju pëlqejnë dhe ai nuk është faji juaj.

    2. Pamja juaj

    Ndonjëherë ndodh që të jemi të lodhur, dukemi keq, flokët i kemi të çrregulluara, dhe për këtë gjë nuk duhet të kërkojmë falje. Vetëm nëse nuk keni hyrë në zyre me pantollona të shkurta dhe me maicë të njollosur me pizza!

    3. Keni nevojë për kohë për vete

    Njerëzit ndryshojnë edhe nga hapsira personale që ju duhet që t`ia dalin në fund ditës. Njerëzit anksioz, kanë nevojë edhe për më tepër kohë që të relaksohen dhe të marrin frymë mentalisht, qoftë edhe nëse rrefuzojnë ndonjë mik apo ndonjë takim diku…. Nuk keni nevojë të kërkoni falje pse nuk mund të arrini në pijetore, mund t`a tregoni të vërtetën dhe të thuani se keni nevojë të relaksoheni vetëm.

     

    4. Parashtrimi i pyetjeve

    Disa njerëz kërkojnë falje para se të parashtrojnë pyetje sepse kanë frikë nga përgjigja apo nga përshtypja se nuk janë të mençur sa duhet. Mirëpo, nuk keni nevojë të kërkoni falje kur parashtroni pyetje që kërkojnë ndihmë apo sqarime.

    5. Sjelljet e njerëzve tjerë

    Vetëm nëse nuk keni të bëni me ndonjë person që i trajton keq, nuk keni nevojë të kërkoni falje për sjelljet e dikujt tjetëe. Disa njerëz kanë dëshirë që të qetësojnë situatat, andaj nëse njeriu që duhet- nuk kërkon falje, atëherë këto e bëjnë për hirë të atyre.

    6. Nëse nuk i ktheni thirrjet apo mesazhet në kohë

    Nuk mund t`ua kthesh menjëherë thirrjet mikeshës, të dashurit apo kolegës, vetëm nëse nuk është rast urgjen, kërkimi i faljes mund të krijojë problem më të madh se sa që ekziston realisht. Andaj, është mirë që t`ua ktheni me mjeshtri dhe pa gënjeshtra, sepse koha është e limituar që ju të ktheni çdo thirrje dhe mesazh në kohë.

    7. Rrethanat të cilat nuk mund t`i kontrolloni

    Kur dikush ankohet për vjehrrën, shefin apo lidhjen e ftohtë, mos kërkoni falje. Edhepse ndiheni keq që bashkëbiseduesi kalon një periudhë të vështirë, nuk keni nevojë të kërkoni falje për gjërat që nuk janë në sferën tuaj të përgjegjësisë. Në vend të kërkim-faljes gjeni ndonjë fjalë që i inkurajon të vazhdojnë me optimizëm.

    Përfundimi

    Kërkimi i faljes kur e lëndojmë dikë, thyejmë ndonjë rregull apo kemi bërë diçka që e dimë si gabim, është një hap i rëndësishëm që të përmirësoni lidhjen shoqërore që na mban bashkë. Mirëpo të kërkoni falje për gjërat që nuk janë në përgjigjësinë tuaj, jo vetëm që na invalidon dhe na betonon nga ndjenjat e vetëpëlqimit, por mund të sabotojë edhe aktin e kërkimit të faljes dhe të lëjë përshtypjen tek të tjerët se jemi të paafta.

    Herën e ardhshme që ndjen se duhet kërkuar falje, endoni njëherë këto 7 gjëra, pyeteni veten se a jeni ju fajtore. Nëse nuk jeni, skeni nevojë të kërkoni falje!/kosovarja.ch/

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...