Unë dhe mikja kemi realizuar një diskutim në lidhje me gjërat që ju kurrë nuk duhet ti thuani në një lidhje. Ne kemi arritur në përfundim se ka mjaft pak gjëra që nuk duhet ti thuani partnerit tuaj, dhe se të gjithë ne duhet të mësojmë si të bëjmë pause më shpesh para se të themi diçka potencialisht të dëmshme. “Ka shumë gjëra që janë të vështira për tu harruar”, thotë ajo. Edhe nëse dikush ju thotë diçka të padëmshme si “nuk më pëlqen kjo veshje”, “flokët i ke shumë të çudirshme”, madje edhe këto mbërthehen në kokën tuaj. Në vazhdim po ju paraqesim 7 gjërat që meshkujt i kanë thënë mikes sime apo mua dhe pse kaq vështirë mund të harrohen.
1. “Nuk më pëlqen nëna yte”
Çdo gjë që mund ti keni në shënjestër prindërit e partnerit tuaj, nuk paraqet një ide të mirë. Edhe nëse me të vërtetë nuk e pëlqeni nënën e dikujt, mbajeni për vete këtë mendim. Nëse ndokush jua thotë juve këtë, do të ju lë një pikëllim në fytyrë dhe kurrë nuk do ta harroni.
2. “Flokët tua duken si…”
Në rastin tim, ajo ngjante me Ajnshtajnin. Pavarsisht se më vonë ia sqarova se ishte term përkëdhelës dhe se i pëlqej ashtu flokët, kjo mbetet në kujtesë. Askush nuk dëshiron ti flisni keq për pamjen e tyre, andaj bëni kujdes.
3. “Dukesh qesharak dhe çuditshëm në atë këmishë”
Nëse nuk e pëlqeni stilin e ndokujt, nuk e keni patjetër tia potenconi, kjo lëndon shumë egon e tjetrit.
4. “Ai/Ajo është shumë i/e bukur”
Sigurisht që mund të jemi tërheqës për disa njerëz edhe nëse jemi në një marrëdhënie, mirëpo nëse partneri juaj e potencon këtë vazhdimisht, juve ju ngulitet në mendje saherë që takoni atë person duke krijuar një mendim negative.
5. “Flet shumë”
Kjo është me të vërtetë tronditëse. Të ngriten nervat kur ndokush është llafazan. Unë e përsëris faktin se shumica e femrave janë llafazane për nga natyra, por sigurisht jo të gjitha. Por, nëse ju keni një partner të tillë, mos ia bëni me dije të gjithëve.
6. “Je shumë i zëshëm”
E njejtë sikur fjala më lartë, çdo komentim në lidhje me ndryshimin e personalitetit të dikujt, e formuluar në mënyrë jo të butë, mund të merret si sulm personal.
7. “Ke nevojë për terapi”
Duke thënë gjëra si “Je i çmendur” apo edhe më tronditëse, nuk është ide e mirë, aspak jo. Ndoshta partneri ka probleme të veta dhe vuan nga depresioni apo çfarëdo qoftë rasti, dhe padyshim është mirë të kërkohet ndihmë nga jashtë. Ndoshta ju mund ti ndihmoni duke e këshilluar për ndonjë terapist të mirë dhe të tregoni se kujdeseni për të. Por, një vërejtje e pabazë si kjo “Ke nevojë për terapi” është shumë e pasjellshme dhe tmerruese./kosovarja.ch/