1.4 C
Priština
More

    7 gabimet më të rënda në bukuri

    spot_imgspot_img

    Flokët shumë të gjatë, shumë pudër, bronzer i shpërndarë … Një vijë e hollë që ndan një shije të keqe nga një dukje moderne. Këtu janë të paraqitura disa tendenca që e paraqesin anën e keqe të bukurisë.

    Mospërputhja e fytyrës dhe qafës
    Pudra e lëngshme krijon iluzionin e një teni të përsosur, por në qoftë se nuk e shpërndani në mënyrë të barabartë edhe në qafë do të dukeni sikur të keni vënë një maskë.

    Flokët shumë të gjata
    Flokët e gjata janë seksi, por në qoftë se ajo arrin deri në pjesën e poshtme, është me të vërtetë shumë. Flokët deri te gjysma e shpinës kanë gjatësinë e duhur për grua moderne.

    Lapsi shumë i theksuar për buzë
    Ne e dimë se ku gjendet goja juaj, kështu që nuk ka asnjë arsye për të theksuar me laps të errët. Nëse vërtetë dëshironi që ti kufizoni përdoreni një laps që është me ngjyrë të njëjtë si buzëkuqi që e përdorni.

    Rregullimi në publik
    Rregullimin e thonjëve dhe krehjen e flokëve e kryeni pas dyerve të mbyllura, në shtëpinë tuaj apo të paktën në tualet për femëra. Nuk keni nevojë që rutinën e përditshme të ndani me publikun.

    Më shumë bronzer
    Bronzeri shërben për të bërë lëkurën të duket e rrezitur, por jo të tejpjekur. Vetëm një grimcë e bronzerit është e mjaftueshme për të arritur efektin e një shkëlqimi veror.

    Botox dhe mbushësit e buzëve
    Femrat zakonisht kërkojnë nga kirurgët plastikë që t’ju bëjnë buzët sexy si ato të Angelina Jolie. Por me përdorimin e tepërt të botox-it dhe mbushësit për buzë, buzët tuaja do të duken si një peshk.

    Solariumi
    Solariumi është i rrezikshëm, më mirë përdorni sprej për vetë-rrezitje. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...