Të ndani brengat e përbashkëta në lidhje mund të jetë një operacion i vështirë që kërkon të jemi të kujdesshëm me të tjerët. është mirë të zhvilloni aftësi të mira komunikimi, më poshtë i kemi disa këshilla dhe lëshimet që nuk duhet t`i bëni.
1. Mendoj se duhet të qetësohesh
ësht ndjesëi e keqe kur partneri ju flet me ton të lartë, mirëpo asgjë nuk arritni nëse i thoni të qetësohet. Kjo frazë e tensionon edhe më tej situatën pasiqë ti thuani dikujt të qetësohet është infantilizim dhe dërgon mesazhin e keq. Kur partneri juaj është i shqetsuar është mirë t`ia përkujtni vets se për çfarë ka nevojë ai në këto momente.
2. Nuk më ndihmon aspak me fëmijët
Nëse ju dhe partneri juaj keni fëmijë, do të vijnë kohëra që nuk do ia dilni me fëmijët rreth qafe përgjatë tërë kohës. Në vend se t`i thoni se nuk ju ndihmon rreth fëmijëve, bëni më mirë ti thoni se djalit tuaj i pëlqen që të kalojë më tepër kohë me babanë e vet andaj a mund të shkosh ta marrësh nga shkolla”.
3. Nuk më dëgjon kurrë
Asnjëherë mos e përdor këtë fjalë. Në vend se të thoni kështu, është mirë të zbusni fjalorin dhe të cekni se “derisa flas me ty në celular më duket se nuk je duke më dëgjuar farë”.
4. Sidoqoftë, do e bëj vetë
Kur thoni “sidoqoftë” jeni duke e rrefuzuar bashkëshortin dhe nuk jeni duke i lejuar të dëgjojë se çfarë ju mundon. Lidhja është partneritet dhe jo platformë personale për martirizim, në vend të kësaj qortimit i thoni se shumë do ju ndihmonte në kohë nëse do ju ndihmonte me ndonjë gjë”.
5. Nuk jam e kënaqur, dua divorc
Nëse nuk e keni në plan të iniconi divorc, atëherë fjalë të tilal do e dridhin themelin e lidhjes suaj. Të thuash se dëshiron të punosh më tepër për suksesin e jetës së tyre bashkëshorte, është një qasje më e pranueshme. Përfundimisht është më mirë të thoni se dëshironi të përmirësoni martesën duke filluar me terapitë këshilluese.
6. A ekziston dikush tjetër
Jeni duke kaluar më pak kohë së bashku dhe keni filluar të dyshoni ëpr dikë tjetër në jetën e partnerit tuaj. Të pyesësh direkt është gjë e dëmshme sepse e sfidon integritetin e partnerit dhe e sjell besimin, rrespektin dhe besnikërinë në një pozitë të keqe.
7 . E urrej kur bën ashtu
Ndoshta ju çmend fare kur nuk pastron pasiqë të rruhet mirëpo mundohuni që të shpreheni në mënyrë konstruktive. Në vend të kritikës, u jepni lëvdërata kur ju ndihmojnë me veprime pozitive sikurse pastrimi i lavamanit pas përdorimit.