Nëna merr një vend të posaçëm në zemrat tina pa marrë parasysh se nuk jemi më të vegjël, apo kemi partner, fëmijë, nëna mbetet mbështetja jonë më e mirë në jetë kur kemi vështirësi dhe kriza emocionale.
Të gjitha dhembjet humbin kur prehemi në përqafimin e nënës, dhe po ai përqafim na bën të vazhdojmë luftën në jetë.
Ja edhe shtatë dëshmitë që nëna është mbështetja më e mirë dhe femra më e rëndësishme në jetën tonë.
1. Na përkujton se mashkulli me të cilin jemi ndarë nuk i meriton lotët tona.
Nënat, posi mikesha, me një përqafim janë ata që na trimërojnë kur të kenë dështuar marrëdhëniet e dashurisë me ndonjë mashkull. Na përkujtojnë se lotët nuk ia vlejnë për ata që nuk na vlerësojnë.
2. Na ndodhet pranë kur kemi nëvojë për ndihmë
Qoftë nëes bëhet fjalë për një gotë me çaj të nxehtë kur jemi të sëmura apo një bisedë me kafe kur na duhet dikush që i mban sekretet tona, dikush që kujdeset për fëmijët tonë kur jemi në udhëtim, nëna gjithmonë është pranë jush.
3. Na paralajmëron kur e teprojmë
Na paralajmëron kur e kemi tepruar me venë, për grimin e tepruar apo për përzgjedhjen e gabuar të garderobës… nëna gjithmonë na tregon rrugën e duhur!
4. Na jep mendimin e saj
Edhepse ndonjë mendim i saj na shqetëson, mendimi I saj është tejet i rëndësishëm për ne. qoftë për mënyrën e të ushqyerit, mënyrën e edukimit të fëmijëve, këndvështrimi I saj për disa gjëra është gjithmonë i mirëpritur.
5. Toleron gjithçka
Nënën mund të thërrasim në cilëndo kohë të ditës apo natës, dhe ajo do të gjendet aty për ne. Para saj nuk kemi rezerva, nuk kemi brenga se do të dukemi tejet patetike, emocionale apo e lënduar. Ajo është këtu për t`ju dëgjuar dhe ngushëlluar.
6. Nuk e fsheh fytyrën e vërtetë të plakjes
Nëna nuk e fsheh faktin se plakemi, përparësitë e plakjes, mungesat si dhe urtësinë që vjen me vitet. Ajo është shembulli me të cilin krahasohemi.
7. Na përkujton se sa të vyeshme jemi
Vazhdimisht na përkujton se nuk jemi tepër të vjetra për të dashuruar, na përkujton se sa të mrekullueshme që jemi dhe se duhet të jemi të forta për të mos abuzuar me neve. Na mëson se ndonjëherë duhet t`ia lejojmë vetes llastimin, të blejmë garderobë të shtrenjtë apo të harxhojmë më tepër në pushime, gjëra që do të na bëjnë të lumtura.
Përfundimisht, edhe në momentet kur ne dorëzohemi nga vetvetja, nëna kurrë nuk heq dorë prej nesh!
kosovarja.ch