Dekoroni sa më shumë…
Kur është hera e fundit kur keni menduar të bëni ndryshime në flokët tuaj, diçka vërtetë me stil dhe të jashtëzakonshme?! Tani është koha të filloni të stilizoni flokët me ndonjë detaj interesant apo aksesorë floral, me perla por edhe me gurë plot ngjyra. Në vazhdim, po ju paraqesim 7 ide të freskëta që do të ju bindin për eksperimentim me flokët tuaj.
- W. ANDERSON
Një barretë e thjeshtë e vendosur në afërsi të linjës së flokëve, do të ju japë një dimenzion si nxënëse shkollore që plotëson veshjet e Andersonit.
- SIMONE ROCHA
Ky aksesor është akoma më tërheqës dhe i veçantë, që merr një qasje të trefishtë duke u vendosur në tri anë të kokës. Është i mbushur me perla në pjesën harkore duke ju dhënë efektin e një figure të Renesancës.
- ASHLEY WILLIAMS
Nëse doni të dramatizoni edhe më shumë pamjen tuaj, ky detaj duket akoma më tërheqës që mund të vendoset në pjesën anësore të flokëve, e përbërë nga gurë apo diamantë me ngjyra të ndryshme.
- MARCHESA
Marchesa ka realizuar që secila veshje e veçantë të ketë edhe aksesorin e tij përkatës, të të njejtit material dhengjyrë. Kjo duket vërtetë mahnitëse, apo jo?
- NAEEM KHAN
A jeni ju vallë, Frida Kahlo?
- FENTY
Pak më pak e realizueshme, por sërish e mundshme, nëse besoni në veten tuaj dhe keni mjaftueshëm flokë, ju mund të eksperimentoni me një lidhëse këpucësh duke kapërcyer tej përtej flokët bishtalec.
- RODARTE
Së fundi, për një martesë apo ndonjë ditë veçanërisht të rëndësishme, pamja e preferuar e flokëve e të gjitha kohërave, do të ishte një shirit i mbushur përplot me lule duke ju dhënë një pamje vërtetë ëngjëllore.
- RODARTE IRL
Po, përveç faktit se ky aksesor mund të vendoset para altarit apo në ditën e dasmës suaj, ky detaj floral mund të zbatohet edhe drejtëpërdrejtë në pistat e tapetit të kuq. Pra, vraponi drejt dyqaneve me lule…!!!/kosovarja.ch/