1.7 C
Priština
More

    7 aplikacionet me të cilat do të krijoni shprehi të shëndetshme

    spot_imgspot_img

    Teknologjia mund të ju ndihmojë shumë në ndryshimin e zakoneve apo shprehive tuaja. Aktiviteti fizik, numërimi i kalorive, dieta të shëndetshme… Ka aplikacione të ndryshme që do të ju rikujtojë dhe motivojë në një mënyrë jetese të shëndetshme. Këtu, po ju paraqesim disa prej tyre.

    RunKeeper

    Ky nuk është vetëm një aplikacion që llogarit se sa keni vrapuar. Ky aplikacion ju jep edhe mundësi të tjera në krijimin e shprehive të ndryshme. Ju mund të dërgoni ditarin tuaj dixhital, të matni aktivitetin fizik me ndihmën e faktorëve të ndryshëm, për të riparuar dhe ndryshuar diçka, dhe pas një kohë mund të merrni statistika se sa është për ju i rëndësishëm vrapimi.

    MyFitnessPal

    Ndjekja e dietës suaj të përditshme është një nga mënyrat më të mira për të filluar zakonet apo shprehitë e shëndetshme. Ky aplikacion nuk ju detyron të mbani dietë, por që përcjell ushqimin se çfarë konsumoni gjatë ditës dhe ju jep informacion në lidhje me të.

    Shopwell

    Ky aplikacion është një shtojcë e aplikacionit të mëparshëm, ku ju mëson dhe tregon se çfarë keni blerë. Bëjani me dije se çfarë dëshironi të fusni në shportën tuaj në supermarket, informacionet që ju dëshironi ti mbani dhe kështu ky aplikacion do të ju ndihmojë.

    https://www.youtube.com/watch?v=5mWBP2G2fCM

    Runtastic

    Si fleni? Ky aplikacion vlerëson gjumin tuaj. Ju jep mundësi për të regjistruar ndonjë ndikim të jashtëm në gjumin tuaj, kështuqë do të fitoni një pamje të vërtetë nëse keni gjumë të mirë dhe se si ndikon në ju.

    https://www.youtube.com/watch?v=3E24XCQC7hc

    Headspace

    Nëse dëshironi që rregullisht të meditoni, ky aplikacion është i duhuri për ju. Ky aplikacion ju ndihmon të krijoni shprehinë e të menduarit dhe motivuarit për çdo ditë.

    Sworkit

    Një aplikacion i thjeshtë me lloje të ndryshme të ushtrimeve. Nuk është shumë e detajuar dhe analitike sikur RunKeeper, por që ju ndihmon të angazhoheni shpesh në aktivitet fizik.

    https://www.youtube.com/watch?v=51eDeFlZjrs

    Habitbull

    ky është aplikacioni më i popullarizuar që është në kërkim të shprehive të shëndetshme që ju dëshironi t’i përvetësoni. Shumë stimuj dixhital dhe analitik për miratimin e shprehive të shëndetshme…/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...