1.4 C
Priština
More

    6 ushqime të shijshme që na ndihmojnë të biem në peshë

    spot_imgspot_img

    Nëse doni të humbisni peshë, pa hequr dorë nga ushqimet mes vakteve, ka disa mënyra për ta bërë këtë shëndetshëm. Këto ushqime do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur edhe pse kanë shumë pak kalori. Ndjesa e ngopjes që ju japin, do bëjë të mos mendoni për ushqime të pashëndetshme dhe të konsumoni më pak ushqim se zakonisht, duke marrë kështu, më pak kalori.

    – Kokoshka

    Kokoshkat janë të lehta e të shëndetshme. Përmbajnë protetina dhe shumë vitamina e minerale, përfshirë kalciumin,kaliumin, vitaminën A dhe K. Përpiquni t’i konsumonipa sheqer dhe pa kripë, pasi mund të përmbajnë më shumë kalori. Sugjerohet t’i zëvëndësoni patatinat me kokosha.

    – Çokollatë e zezë

    Çokollata e zezë, jo vetëm ndihmon në humbjen e peshës, por ka edhe shumë përfitime shëndetësore. Ajo mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe të ulë riskun e sëmundjeve të zemrës. Çokollata e zezë mund të ulë nivelin e ghrelinës në trup, një hormon që rrit oreksin.

     – Frutat e thata

    Përzieni lloje të ndryshme të frutave të thata. Ato janë të pasura më yndyrna të pangopura, omega-3, fibra dhe vitaminë. Përfshirja e tyre në dietën tuaj mund të nxisë humbjen e peshës. Konsumoni sasi të kontrolluara.

    – Kos pa yndyrë

    Kosi është një burim i mirë proteinash. Ju jep një ndjesi ngopjeje dhe ka pak kalori. Mund të përdorni edhe kos me pak yndyrë. Më e mira është të konsumohet thjeshtë, por mund t’i shtoni edhe fruta të thata, manaferra, boronica dhe fruta të tjera.

    – Gjalp kikiriku

    Gjalpi i kikirikut është burim i mirë proteinash dhe i pasur më fibra. Mund të ndihmojë në kontrollin e oreksit dhe sheqerit në gjak. Konsumojeni me bukë gruri, ose fruta.

    – Vezë të ziera

    Me vlera ushqyuese dhe proteina, një ose më shumë vezë të ziera mund t’ju japin idenë se keni ngrënë një vakt të plotë. Mund t’i vendosni në një tost, apo të bëni receta të tjera me to.

    Burimi: The Healthy Feed

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...