Dëgjoni, ne e dimë se aplikimi i grimit sidomos në pjesën e kapakut të syrit, nuk është edhe aq i lehtë. Ne nuk pretendojmë që të fitojmë teknikat precize dhe nuancat e mrekullueshme siç i shohim nëpër Instagram, por që për disa minuta kohë ju do të arrini një pamje të përsosur.
Pra, në vazhdim po ju paraqesim disa tutoriale me teknika të thjeshta për fillestarë që mund t’i zotëroni pa problem, duke përfshirë një pamje të butë dhe ëngjëllore, smokey apo me shkëlqim, por edhe pamje më të thjeshtë apo grim i përditshëm. Do të vëreni se nuk do ndaloni së bëri selfie nga rezultati i mirëpritur.
Hijëzim i syve me nuancë vjollcë – ‘smokey’
Kjo lloj teknike mund të ju duket sikur nuk keni pastruar grimin me javë nga sytë, por kjo nuancë vjollcë e zbehtë i mundëson kapakut të syrit një rezultat më të ndritshëm, më të pastër dhe pa ndërhyrje të ngjyrës së zezë.
Hijëzim i përditshëm me nuancë bakri
Kjo teknikë, realisht kërkon vetëm një brushë dhe një nuancë hijëzuese, qerpikët artificialë nuk janë të domosdoshëm, pasi kjo teknikë ju ofron pamje më të përditshme dhe të thjeshtë.
Hijëzim i butë me nuancë të kaftë
Teknikë e përkryer për aplikimin e kapakut të syrit, një tutorial i shpejtë që përdor vetëm një hijëzues bakri dhe një tjetër me nuancë të kaftë në të ylbertë, për të definuar dhe konturuar kapakët e syrit.
Hijëzim i ndritshëm plot shkëlqim
Teknikisht, kjo teknikë përfshin një shtresë bazë të themelit apo fondacionit dhe plotësim i vetullave, por roli kryesor qëndron mbi teknikën e aplikimit të hijëzimit të syve, e cila në fakt është një përzierje e nuancave nudo plot shkëlqim.
Hijëzim i kombinuar me nuancë rozë dhe të artë
Kjo teknikë është mëse atraktive dhe padyshim ju nevoitet për të bërë një ndryshim në sytë tuaj. Është një tutorial i thjeshtë që ju mëson përmes hapave të shkurtë të arrini deri në perfeksion.
Hijëzim me nuancë të kuqe dhe portokalli
Jo, seriozisht – kjo vërtetë paraqet një teknikë kaq të thjeshtë. Dhe në sajë të bazës së ndritshme të bardhë, kjo duket mahnitshëm në lëkurë më të errët, ndryshe nga shumica e pamjeve të zakonshme./kosovarja.ch/