“Pse?”
Kjo është pyetja që prindërit dhe mësuesit frikësohen por edhe dëshirojnë ta dëgjojnë nga fëmijët. Ne trembemi, sepse ndonjëherë nuk e dimë përgjigjen – ose jemi përtacë apo ngutemi për të dhënë një përgjigje të mirë. Por, zakonisht ne përpiqemi të japim më të mirën, duke kuptuar se kurreshtja është çelësi i të mësuarit.
Por, a e dini se beneficionet e kurreshtjes nuk janë të kufizuar në intelektualitet? Për fëmijët por edhe për të rriturit, kurreshtja lidhet me beneficionet psikologjike, emocionale sociale, madje edhe shëndetësore. Këtu po ju listojmë gjashtë prej tyre.
1. Kurreshtja na ndihmon të mbijetojmë. Nxitja për të kërkuar risi na ndihmon të jemi vigjilent dhe të fitojmë njohuri në lidhje me mjedisin tone që ndryshon vazhdimisht, që nënkupton se pse truri ynë evoluon për të liruar dopaminën dhe kimikate tjera që na bëjnë të ndjehemi mirë kur hasim gjëra të reja.
2. Njerëzit kurreshtarë janë më të lumtur. Hulumtimet tregojnë se kurreshtja lidhet me nivelet e larta të emocioneve pozitive, nivelet e ulëta të ankthit, kënaqësinë nga jeta si dhe mirëqënien më të mirë psikologjike. Kjo nënkupton se njerëzit që janë më të lumtur priren për të qenë më kurreshtar.
3. Kurreshtja nxit arritjet. Studimet tregojnë se kurreshtja shpie në kënaqësi dhe arritje më të madhe akademike si dhe mësim, angazhim dhe performance më të madhe në punë. Kur ne jemi kuriozë dhe të interesuar për atë që bëjmë, është më e lehtë që të pëfshihemi dhe të përpiqemi në angazhime dhe ndjehemi mirë gjatë arritjeve.
4. Kurreshtja mund të zgjerojë dhembshurinë tonë. kur ne jemi kurreshtarë për të tjerët dhe bisedojmë me njerëzit jashtë rrethit tonë të zakonshëm shoqëror, ne bëhemi më të aftë për ti kuptuar ato rreth jetës, përvojave dhe botëkuptimeve të ndryshme në krahasim me jetën tonë. herën tjetër që e keni mundësinë për të folur me një të huaj, veçanërisht me dikë që është mjaft i ndryshëm për ju, provoni të komunikoni me të në një nivel personal (respekt natyrisht), duke i treguar atyre se ju jeni të interesuar në atë që ata kanë për të thënë.
5. Kurreshtja ndihmon në forcimin e marrëdhënieve. Një studim i bërë kërkoi nga të huajt që të paraqesin dhe përgjigjen disa pyetjeve personale, një process që shkencëtarët e quajnë “vet-zbulim reciprok”. Ata zbuluan se njerëzit janë vlerësuar si të ngrohtë dhe tërheqës nëqoftëse tregonin kurreshtje të vërtetë në këmbim. Kjo nënkupton se duke demonstruar kuriozitet ndaj dikujt është një mënyrë shumë e mirë për të ndërtuar afërsi me to.
6. Kurreshtja përmirëson kujdesin shëndetësor. Hulumtimet sugjerojnë se kur mjekët janë me të vërtetë kuriozë për perspektivat e pacientëve të tyre, edhe mjekët edhe pacientët raportojnë më pak zemërim dhe frustrim dhe ndihen më mirë.
kosovarja.ch