Pranvera veçmë ka ardhur dhe bashkë me të vijnë edhe ushqimet për të cilët jemi përmalluar qysh gjatë sezonit dimëror. Këto ushqime të freskëta dhe të shëndetshme mund të përshkruhen si “super ushqime” sepse kanë benefite në shëndet, mund të përgatiten në shumë mënyra si dhe nuk përmbajnë fare kalori. Shihni se cilat ushqime duhet të jenë në menynë tuaj pranverore dhe mënyrën e gatimit të tyre.
1. ASPARAGUS
Megjithëse asparagus-i është bima më e shëndetshme e cila mund të ekzistojë, ajo gjendet shumë rrallë në tregjet tona. Gjysma e një gote asparagus përmban 20 kalori, 2 gr. fibra dhe 2 gr. proteina. Është burim i mirë i vitaminave A, C, E, K si dhe Kalium. Asparagus mund të përgatitet në mënyrë shumë të thjeshtë. Së pari prehet fundi i saj, pastaj hiqen pjesët e forta dhe më pas gatuhet në avull. Por, mos e teproni shumë me zierje pasi mund të zbuten tejmase. Kur të ndryshojë ngjyra nga e gjelbërt në të errët atëherë kjo dëshmon se ato janë gati. Vendosni në një pjatë me pak lëng limoni, shtoni pak vaj ulliri si dhe kripë sipas nevojës.
2. RUKOLA
Rukola e shëndetshme përmban 10 kalori në dy gota. Ajo është plot me vitamina si A, C, K si dhe kalcium, kalium dhe hekur – dhe është ideale për ata që kanë probleme me pasqyrën e gjakut. Edhepse është pak e shtrenjtë por sidoqoftë nuk keni nevojë për sasi të madhe, rreth 100 gr. është mjaftueshëm. Ju mund ta konsumoni si sallatë, si lëng të gjelbërt, në sanduiç por ta përdorni edhe në pica si përbërës i shkëlqyer për vegjetarianët.
3. ARTIÇOKA
Artiçoket gjenden në treg që në fillim të pranverës dhe janë shumë të shëndetshme dhe të lehta për t’u përgatitur. Tërë ajo çka duhet është ta gatuani në avull, shtoni pak kripë, vaj si dhe melmesa për t’i dhënë shije. Një artiçoke mesatare ka rreth 64 kalori, 10 gr. fibra si dhe 3 gr. proteina, ndërsa përmbajne vitaminat C dhe K.
4. KOPËR
Ky është një perim i mrekullueshëm i cili mund të gjendet në tregje dhe supermarkete qysh në fillim të pranverës. Nëse nuk dini si ta përgatitni mos u merakosni se është shumë e thjeshtë. Rrënja dhe pjesa e bardhë mund të hahen të freskët në sallata, por mund edhe të zihet e piqet. Ka shije shumë interesante dhe mund të përdoret si shtojcë në vend të majdanozit.
5. DREDHËZA (LULESHTRYDHET)
Edhepse luleshtrydhet konsiderohen si fruta verore, ato tashmë që në pranverë kanë filluar të shfaqen në treg. Një pjesë nga ky fryt i shijshëm përmban 47 kalori dhe ka më shumë se 3 gr. fibra. Megjithatë, ka 7 gr. sheqer dhe njerëzit me diabet duhet të kenë kujdes. Përmbajnë vitaminë C si dhe magnez. Për luleshtrydhet nuk keni nevojë të keni ndonjë recetë të caktuar, ato mund të shijohen ashtu siç janë. Nëse doni diçka pak më ndryshe, atëherë ju mund t’i bluani ato me blender, t’i përdorni si dekorim në pjatën e mëngjesit me drithëra apo edhe si shtojcë në krepa (pallaçinka).
6. PRESHI
Një i afërm i ngushtë i qepëve të bardhë dhe të kuqe është preshi i cili ka një vlerë të ulët kalorike dhe plot vitamina. Për të ruajtur vlerat ushqyese, ajo mund të përdoret e freskët në sallata ose si shtesë në mish. Megjithatë, preshi mund të përdoret në gatim, veçanërisht në receta që kanë si bazë qepën. Kombinim i mirë do të ishte preshi me hudhër të bardhë ose qofte me presh – mundësitë janë pafund.