1.4 C
Priština
More

    6 shenja që s’kanë lidhje me seksin, por tregojnë që jeni i/e paparë në shtrat

    spot_imgspot_img

    Nuk e kemi fjalën për performancën në dhomën e gjumit. Ndonjëherë, është më shumë se aq! Janë disa cilësi/karakteristika që flasin më tepër për aftësitë tuaja në shtrat.

    Ti pi shumë verë

    Një studim i vitit 2009 nga Universiteti i Firences në Itali ka zbuluar se gratë që pijnë  të paktën një gotë verë në ditë janë më të mira në shtrat dhe më të kënaqura seksualisht. Historikisht, lidhja mes e verës dhe seksualitetit ka qenë e njohur që nga koha e Greqisë së lashtë.

    Ke humor

    Përgjithësisht njerëzit të cilët kanë sens të lartë humori thuhet se janë të mirë në shtrat. Kjo lidhet me natyrën e tyre për të mos i marrë gjërat më seriozisht nga sa duhet.

    Të pëlqen kontakti me sy

    Nëse jeni të mirë në kontaktin me sy atëherë probabiliteti që edhe në krevat të jeni të mirë është shumë i madh. Njerëzit të cilët dinë të flirtojnë janë pa asnjë dyshim të suksesshëm edhe në jetën seksuale.

    Ndihesh rahat edhe zhveshur

    Të ndihesh mirë edhe zhveshur është çelës i të qenit të mirë edhe në shtrat. Komoditeti që ju ofron të qëndruarit pa rroba transmetohet edhe në jetën tuaj seksuale.

    Kërcen mirë

    Lëvizjet e mira trupore janë pa dyshim një komponent shumë i rëndësishëm për një seks të mirë. Individët të cilët kanë lëvizje të mira trupore dhe që kërcejnë mirë me shumë mundësi edhe dhe në shtrat janë të paparë.

    Të pëlqen politika

    Sipas një studimi amerikan personave që u pëlqen politika njëkohësisht u pëlqen edhe seksi. Këta të fundit kanë tendencën për të bërë ç’është e mundur për ta kënaqur në shtrat veten dhe partnerin.

    Burimi: Insider

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...