Kur një çift diskuton për çështje të fertilitetit, zakonisht akuzohen femrat, gjë që është krejtësisht e padrejtë duke pasur parasysh se 50% të kohës problem qëndron tek zakonet dhe pajisjet e mashkullit, thekson Joseph Alukal asistent profesor i urologjisë.
Po ju paraqesim disa nga sabotimet e spermës:
Mbajtja e telefonit në xhepin e përparmë
Një studim i kryer kohët e fundit, kanë zbuluar rënie deri në 9% të spermës për shkak të rrezatimit që telefoni celular lëshon.
Ndikimi i stresit
Stresi bën gjurmë në çdo funksion të trupit, duke përfshirë edhe prodhimin e spermës, thotë Alukal. Studimi i fundit mbështet këtë ide duke konkluduar se njerëzit që shqetësohen priren të kenë spermë të parregullt nga çështja e lëvizshmërisë.
Pirja e duhanit
Është më se e qartë se duhani ka ndikim negativ në cilësinë e spermës, thekson Alukal. Sa më shpejt që një mashkull ndalon pirjen, aq më shpejtë sistemi i tij do të fillojë rigjenerimin e spermës së shëndetshme.
Shtimi në peshë
Të jesh mbipeshë, ul prodhimin e spermës, thekson Alukal, ndoshta për shkak se yndyra prodhon estrogjen. Meshkujt që shtojnë në peshë janë më të prirur për mosfunksionim erektil.
Të qëndruarit në nxehtësi
Keni ndëgjuar ndoshta se meshkujt që qëndrojnë të ulur një kohë të gjatë në vaskë të nxehtë ose sauna, sperma e tyre mund të piqet. Ka disa të vëretea në lidhje me këtë. Ngrohja, vërtetë ka efekt vrasës për spermën, prandaj meshkujt duhet të ruhen gjatë ekspozimit në nxehtësi, sidmos ata që punojnë me material të nxehta, si në rastin e saldatorit. Pse është ngrohja e rrezikshme? Testikujt e mashkullit nuk mund të funksionojnë si duhet vetëm në rastin nëse janë dis ashkallë më të ftohtë se pjesa tjetër e trupit.
Pirja e tepruar
Meshkujt që pijnë, priren të jenë më pak të shëndetshëm në përgjithësi, thotë Alukal, dhe kjo ndikon në cilësinë e spermës gjithashtu./kosovarja.ch/