-2.1 C
Priština
More

    6 mënyra për reduktimin e ndjeshmërisë së dhëmbëve

    spot_imgspot_img

    Dhëmbët sensitive nuk shkaktojnë vetëm dhimbje, por ata mund të ndikojnë edhe në jetën tuaj të përditshme. Këtu, po ju paraqesim 6 mënyrat si të gjeni lehtësim dhe si të reduktoni ndjeshmërinë e dhëmbëve tuaj.

    1. Provoni pastë dhëmbësh që është e paraparë për dhëmbë të ndjeshëm

    Ekzistojnë brende të njohura të pastave në treg që janë të dizajnuara për njerëzit me dhëmbë të ndjeshëm. Disa nga këto pasta përmbajnë një përbërës aktiv i quajtur nitrat kaliumi, i cili ndihmon për të bllokuar tubulat e vegjël në dentinën tuaj. Ndoshta kjo mund të mos funksionojë për të gjithë, por ekspertët bien dakord se është mënyra më e mirë për të filluar dhe provuar. “Mënyra se si ju e përdorni atë, ka rëndësi”  – thekson higjienistja dentare Maureen Bowerman. “Shumë herë njerëzit fillojnë ta përdorin atë për pak kohë dhe e ndërprejnë. Ju duhet vazhdimisht ta përdorni atë duke mos e penguar me ndërprerje”.

    1. Ndryshoni mënyrën e pastrimit të dhëmbëve

    Nëse nuk keni brushë të butë, nëse jeni duke i fërkuar dhëmbët me brushë të ashpër dhe të fortë dhe nëse nuk jeni duke i pastruar dhëmbët përreth 2 minuta, atëherë nuk keni bërë ndonjë favor të madh për dhëmbët tuaj të ndjeshëm. Të pastruarit fuqishëm mund të ndikojë që të largojë zmaltin nga dhëmbët, duke e rritur kështu ndjeshmërinë e tyre.

    1. Shmangni ushqime dhe pije acidike

    Ekspozimi në verë të kuqe, lëngje frutash si dhe ushqime acidike si – portokalli dhe turshitë, mund ta vënë zmaltin tuaj nën sulm të vazhdueshëm. Kufizoni këto ushqime dhe pije dhe përpiquni të pastroni rreth 20 minuta pas konsumimit të tyre (jo më herët se larja mund të dëmtojë zmaltin e mëtejshëm). Edhe nëse nuk i keni ende të ndjeshme dhëmbët, kjo është një ide e mirë për të qenë të kujdesshëm në lidhje me konsumimin e disa ushqimeve dhe pijeve, pasi humbja e zmaltit është e pakthyeshme.

    1. Pyesni dentistin  për ndonjë aplikim me ngjyrë në dhëmbët tuaj

    Nëse nuk keni shumë fat me përdorimin e pastave kundër senzitivitetit të dhëmbëve, atëherë flisni me dentisitn tuaj për t’ju aplikuar ndonjë material me ngjyrë në zonat e ndjeshme apo pengesat në fjalë. Agjentët kundër senzitivitetit si llak fluori apo rrëshirë plastike, mund të aplikohen në zonat e ndjeshme të dhëmbëve tuaj. Ata mund të hiqen kohë pas kohe, në afat prej ca muajsh deri në disa vite, varësisht nga materiali që është përdorur – por në atë mënyrë që duhet të rivendosen apo të aplikohen sërish në dhëmbët tuaj.

    1. Thuani “stop” kërcëllitjes së dhëmbëve

    Nëse jeni duke i kërcëllyer dhëmbët gjatë tensionimit, ka gjasa të largoni zmaltin dhe të shkaktoni problemin e ndjeshmërisë. Ju as që mund ta analizoni veten duke i kërcëllitur apo kërcitur dhëmbët, shpesh herë ndodhë që njerëzit e bëjnë këtë pavetëdije gjatë fjetjes, por dhimbja e pashpjegueshme e nofullës dhe kokëdhembja mund të shpjegojë gjithçka. Nëse i mprehni apo kërcëlleni dhëmbët tuaj, provoni të vendosni ndonjë mjet mbrojtës në gojë që do ju shërbejë si roje gjatë natës ose ndryshoni pozicionin tuaj të fjetjes.

    1. Trajtoni mishin e dhëmbëve tuaj

    Normalisht, rrënja e dhëmbit është e mbuluar me indin e mishit të dhëmbëve. Por, nëse keni recesion nga çamçkëzi, i shkaktuar nga sëmundja e mishit të dhëmbëve, apo pastrimi nga brusha shumë e ashpër dhe e fortë, atëherë rrënja do të ekspozohet shumë dhe cementumi mund të ngrihet shumë lart. Bowerman, thekson se para trajtimit është gjithmonë e rëndësishme që të identifikoni shkakun e saktë të dhëmbëve të ndjeshëm. Në këtë mënyrë do të arrini deri te zgjidhja e drejtë. “Nëse jeni duke i pastruar dhëmbët gabimisht dhe në këtë mënyrë jeni duke e dëmtuar mishin e dhëmbëve, atëherë duhet të ndryshoni mënyrën e pastrimit para se të filloni të përdorni ndonjë gjë agresive sikur trajtimi me tonik restorativ” – shprehet ajo./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...