1.4 C
Priština
More

    6 mascarat e reja për qërpikë mbreslënës!

    spot_imgspot_img

    Si ndiheni në lidhje mascaren (ngjyrë për qërpikë) të cilën e përdorni? A jeni edhe ju nga ato femra, të cilat preferojnë përdorimin e qërpikëve falso. JO, thuani JO atyre qërpikëve. Ekzistojnë lloje të ndryshme të mascarave, por ne po ju ofrojmë që të shihni 6 më të mirat, nga të rejat e fundit që janë lancuar në treg. Vazhdoni të lexoni më poshtë, për të kuptuar se cilat janë ato…

    Maskara Clinique me ndikim të lart, të papërshkueshme nga uji

    Unë mendoj se të formoni qërpikë të mrekullueshëm, është një aftësi e veçantë, por këtë ua mundëson kjo mascara e cila ka një karakteristikë shumë e rëndësishme. Një shtresë ju mjafton për ti dhënë një përkufizim, por ju mund t’i vendosni pesë shtresa plus, për tu dukur më shumë voluminoze dhe dramatike, dhe prap të mos dukeni me mascara të tepërt. Qërpikët e mi janë të gjatë por të rrallë, kështu që është me të vërtetë e rëndësishme për mua, dhe kjo maskarë, më bënë shumë punë mua – D. Davis, Neë York City Editor

    NYC Mascara Curl Big Bold (për përdredhje të theksuara dhe të gjata)

    Kjo është e preferuara ime e re. Jo vetëm që i bën qërpikët e mi të duken super të gjatë, por shkopi i lakuar gjithashtu ndihmon që qërpikët e mi, të duken mire të dredhur me vetëm dy herë aplikim mbi ta. Unë plotësisht i kamë hedhur poshtë të gjithë cilindrat e mi të mëparshëm, pasi kamë blerë këtë lloj mascare. – E. Popp, Associate Editor

    Khroma Mascara Quickie

    Unë me të vërtetë nuk dëshiroja ta doja këtë mascarë, por kjo më bëri për vete. Ajo ka gjithçka që ju dëshironi në një formulë të vetme: ajo bënë përdredhje, zgjatje, ju jep dukje voluminoze, dhe është e qëndrueshme jashtzakonisht shumë. Më besoni mua, unë jam pak i zënë ngushtë për t’ë lavdëruar këtë linjë, por fakti mbetet se: kur e shihni Kardashians, ju do të dhuroni një “WOW, shihni qërpikët e sajë”. Edhe ju mund të dukeni ashtu – C. Burton, Senior Associate Editor

    Rimmel London Scandal Eyes Show Off Mascara

    Kjo mascara bëri një punë të mirë për mbulimin e qërpikëve të mi nga rrënja deri në majë, por ajo që unë e pëlqej më shumë është se ajo nuk mi bëri qërpiket grumbull (Kjo është ajo që ne kërkojmë nga një mascara). Ajo nuk i ndau qërpikët e mi aq sa unë do të doja, por në përgjithësi kjo është një alternativë e madhe për përdorim të përditshëm. – E. Popp, Associate Editor

    Maybelline New York Volume Express The Rocket Mascara

    Kjo është definitivisht mascara e papërshkueshme nga uji më e mira që unë kam provuar deri më tani. Shumë e lehtë për ta larguar në mbrëmje, por gjatë ditës, qërpikët e mi, prap mbajnë të njejtën formë. – T. Petett, Asistent Editorial

    Lancome Hypnose Star Mascara

    Kjo mascara është intensive në mënyrën më të mirë – kjo është super e errët dhe bën që qërpikët tuaj të duken dy herë më të plotë. Ajo mund të jetë shumë për tu përdorur çdo ditë, por unë e dua atë kur i mbajë sytë e nxirë. – D. Davis, New York City Editor/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...