-0.3 C
Priština
More

    6 ‚hile‘ për t’i bërë këpucët të mos prishen kurrë!

    spot_imgspot_img

    Nëse ka diçka që kërkon rëndësi të veçantë nga e gjithë veshja, janë këpucët! Sytë e të gjithëve instiktivisht shkojnë aty, për të mos përmendur faktin që të duhet t’i mbash për shumë gjatë në këmbë, të ecësh e të vraposh me to. Duhet të jenë të rehatshme, të bukura dhe mbi të gjitha të mirëmbajtura. Këpucët e mira rezistojnë gjatë, nëse dhe ju dini si t’i mbani!

    1-Kujdesuni për to.

    Nëse i doni aq sa thoni kujdesuni sa më shumë për to. Pastrojini me kujdes pa përdorur ujë ose investoni për një spraj të përshtatshëm.

    2-Mos i vishni dy herë rresht.

    Ndoshta duket e vështirë kur ato janë të preferuarat tuaja, por është mirë t’ju jepni një ditë pushim dhe ato do t’ju falenderonin.

    3-Ruajini ato siç duhet!

    Mbajini çizmet në një kuti këpucësh ose vendosini në një letër mëndafshi që ti bëjë të duken të freskëta.

    4-Zbërthejini këpucët.

    Pas një dite të gjatë është e rëndësishme t’i zbërtheni dhe t’i hapni për t’u ajërosur.

    5-Kujdesuni për gomën e këpucës.

    Goma e këpucës është më e rëndësishmja për të t’u kujdesur pasi ajo është e para që prishet. Kjo jo vetëm që do ti bëjë që këmbët tuaja të jenë më të rehatshme për të ecur, por do t’i bëjë dhe të zgjasin më shumë.

    6-Riparimi është kujdes.

    Mos i hidhni çizmet tuaja të preferuara vetëm sepse kanë disa shenja. Një dyqan i mirë për riparimin e këpucëve, mund ti bëjë ato të duken të reja dhe me një kosto të ulët.

    Burimi: Cosmopolitan

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...