Vizita në gjinekolog nuk duhet të jetë e zikletshme dhe shqetësuese. Në të vërtetë pjesa më e frikshme është frika nga e panjohura. Dhe, përshkak se mund të leni dyshime në mednjen tuaj, gjërat edhe mund të rrëshqasin e të ju bëjnë të ndjeheni jo këndshëm. Është e rëndësishme të dini se çfarë gjëra nuk duhet të bëjë gjinekologu juaj dhe si ti fitoni përvojat më të mira të mundshme.
1. Gjinekologu juaj asnjëherë nuk duhet të ju gjykojë. Nëse motra medicinal apo mjeku ju pyet disa pyetje personale, ata asnjëherë nuk duhet të ju gjykojnë juve. Është e rëndësishme të përgjigjeni sinqerisht, por edhe të dhënat e juaja të ruhet në privatësi nga mjeku.
2. Gjinekologu asnjëherë nuk duhet të ndajë mendimet e tij personale jo mjekësore me juve. Nuk ka rëndësi nëse mjeku ju tregon gjëra personale për të, si e kalon kohëne tij të lirë, çfarë mednimi ka për abortin në përgjithësi etj. Ai duhet saktë të ju jape këshilla mjekësore që kanë të bëjnë me shëndetin tuaj dhe të mos përfshijë privatësinë e tij.
3. Gjinekologu juaj nuk duhet asnjëherë t’ju bëjë ndonjë test pa dijeninë tuaj. Mjeku ka nevojë të bëjë kontrolla gjinekologjike ndaj juve si, kontrolli i legenit, vaginës dhe organeve tjera të brendshme (mitra, tubat fallopianë dhe vezoret) që të sigurohet se gjithçka është në rregull me shëndetin tuaj. Mirëpo ai duhet të ju sqarojë të gjtiha detajet e këtyre kontrolleve që të jeni në dijeni.
4. Gjinekologu juaj asnjëherë nuk duhet të ju përbuzë për trupin tuaj. Nëse nuk ka ndonjë arsye shëndetësore të forte për të përshkruar trupin tuaj, mjeku nuk ka nevojë të komentojë për pjesët e trupit tuaj, si ndonjë tatuazh i bërë apo si të humbni peshë për estetikë më të mirë, e aq më pak të ju bëjë të ndjeheni jo këndshëm.
5. Gjinekologu juaj asnjëherë nuk duhet të verpojë diçka mbi trupin tuaj pa ju shpjeguar se çfarë po bëjnë dhe sa mund të ju dhemb procedura e bërë. Mjeku juaj duhet të jetë shumë i kujdesshëm gjatë detajeve të kontrolleve apo testeve ekzaminuese, dhe rregullisht duhet të ju informojë për shkallën e dhimbjes gjatë ndonjë intervenimi.
6. Gjinekologu juaj nuk duhet asnjëherë të shkelë mbi privatësinë tuaj. Ka raste kur ju mbuloheni nga sigurimi i prindërve tuaj dhe keni ndonjë privatësi që nuk mund ta ndani, mjeku juaj duhet të bëjë kujdes dhe të mos paraqesë privatësinë pa miratimin dhe dijeninë tuaj./kosovarja.ch/