-0.3 C
Priština
More

    6 gjërat për të cilat pediatri juaj kërkon që mos të shqetësoheni

    spot_imgspot_img

    Si një prind, shqetësimi është gjëja më e zakonshme që mund ta keni gjatë gjithë kohës. Pra, për t’ju dhënë pak qetësi apo paqe mendore, ne morëm përgjigjet nga pediatër të ndryshëm se për çfarë gjëra nuk duhet të shqetësoheni.

    Ethe apo temperaturë e ulët

    Mjekët rekomandojnë që një temperaturë jo shumë e lartë tek fëmija juaj, nuk ka arsye për t’u shqetësuar dhe nuk ka nevojë për panik. Nëse fëmija juaj është një i porsalindur, mjeku mund ta kontrollojë pak më shumë për diagnozë, por nëse fëmija juaj është mbi dy muaj dhe ka marrë vaksinimet e duhura, nuk ka nevojë të shqetësoheni.

    Vaksinat

    Është shumë mirë të jepni kujdesin e duhur për fëmijën tuaj. Por, ju lutemi të mos shqetësoheni për vaksinat që mendoni se mund të shkaktojnë autizëm apo të vononi ose ndryshoni orarin e vaksinimit që mjeku juaj ka rekomanduar për fëmijën. Dhe siç e cekëm temperaturën më lartë, është mëse normale që fëmija të ketë pak temperaturë pas vaksinimit, e që në fakt nënkupton se ajo është duke funksionuar.

    Kapsllëk

    Nëse fëmija juaj nuk ka jashtëqitje për disa ditë – madje deri në një javë, për foshnjat dy muaj e më shumë, pediatrët sqarojnë se fëmijët nuk tretin ushqimin në nivele të ndryshme, por që tretja e ushqimit mund të ndryshojë edhe në bazë të asaj se sa kanë ngrënë. Thjeshtë mbani mend se edhe kjo do të kalojë.

    Ushqime organike

    Edhe ne kemi konsumuar ushqime jo-organike dhe ja ku jemi: shëndoshë e mirë. Nëse vendosni të blini vetëm prodhime organike, kjo është vërtetë e mrekullueshme, por nuk ka nevojë për shqetësim nëse fëmija juaj ka ngrënë një mollë jo-organike në shtëpinë e mikut të tij.

    Ushqime të modifikuar gjenetikisht (GMO)

    E njejta gjë vlen, është shumë e ndërlikuar për t’u shmangur kjo, sidomos nëse frekuentoni shpesh ushqimet në restorante. Ju keni një milion gjëra në pjatën tuaj, prandaj edhe mos e humbni torruan.

    Çdo sëmundje që ndëgjoni në lajme

    Është mirë të merrni masa paraprake, por shumicën e sëmundjeve që dëgjoni nëpër lajme janë të rralla e të frikshme që mund të ekzistojnë vetëm në vende të caktuara. Pra, mos u përpiqni të shqetësoheni aq shumë mbi sëmundjet e rralla si Zika apo Lyme, nuk ka nevojë të prishni pushimet duke bërë hulumtime pa nevojë. Është mirë të ruheni e të kujdeseni, por mos e teproni./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...