5.5 C
Priština
More

    6 gjëra që s’duhet t’i bëni kur jeni duke u puthur?

    spot_imgspot_img

    Mbani shënime për herën tjetër!

    #1.

    Mos mendo për veprimin e ardhshëm.

    Kujto që është një puthje! Në vend që të analizosh çfarë ai/ajo do të bëjë më pas që ti të jesh i përgatitur, shijo momentin dhe mos dil jashtë tij.

    #2.

    Dëgjo çfarë goja po përpiqet të të thotë

    Mënyra se si partneri yt po të puth, është mënyra se si ai/ajo do që të putheni. Prandaj, kryesisht në fillim të lidhjes, kushtojini vëmendje mënyrës se si të puth.

    #3.

    Mos ngecni vetëm tek buzët!

    Ka shumë pjesë të tjera tek të cilat mund të filloni. Na lini t’jua prezantojmë; është qafa, veshët, faqet, hunda. Të gjitha pjesët e puthshme, përfaqësojnë arsye të ndryshme.

    #4.

    Mos shko kurrë nga niveli 0 i puthjes në 60.

    Mos e bëni kurrë në rast se nuk merrni një sinjal nga partneri. Impulsiviteti i tepërt që arrin në nxitim, mund të shkaktojë situata të pakëndshme, prandaj veproni duke marrë parasysh gjuhën e trupit të personit tjetër.

    #5.

    Mos mendo për veprimin që do bësh pas puthjes.

    Gjithsesi, ti as që ke ndërmend ta organizosh dollapit sipas ngjyrave të rrobave, kështu që shijoje!

    #6.

    Mund të luani me të, por deri në një masë të caktuar

    Mund të bëni sikur po e refuzoni, apo e shmangni, por mos e kaloni masën. Ai/ajo mund të ofendohet dhe të mendojë që po e vini në lojë.

    Burimi: Cosmopolitan

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...