6 gjëra për të cilat ju dhe partneri juaj duhet të flisni çdo ditë

“Si të shkoi dita sot”? Shumë shpesh, çiftet mbështeten në këtë standard të folurit, me pyetje të zakonshme kur takohen me njëri-tjetrin. Mirëpo, fatkeqësisht ky lloj komunikimi nuk i shërben shumë lidhjes suaj dhe nuk ju ndihmon të lidheni thellë me njëri-tjetrin. Është shumë lehtë të bini në kurthin e komunikimit rutinor gjatë jetës së përditshme, por mendoni pak, a nuk ia vlen që të përpiqeni pak më shumë për lidhjen dhe ta bëni prioritet për ju?

Këshilla jonë është që të fokusoheni sa më shumë në energjinë e partnerit tuaj, gjegjësisht kur kthehet në shtëpi. Zbuloni më poshtë disa nga këshillat që ju ndihmojnë ta vlerësoni intimitetin me partnerin, komunikimin e mirë dhe lidhjen e fortë emocionale.

1. Qëllimet

Ndani qëllimet tuaja së bashku me partnerin, tregoni njëri-tjetrit se në çka jeni duke u koncentruar së fundmi: në planin profesional, personal, mendor, emoocional? A jeni duke shpresuar për ndrrimin e ndonje pune, përfundimin e ndonjë projekti apo mbjelljen e ndonjë kopshti gjatë këtij viti. Komunikimi i qëllimeve tuaja ndikon në lidhjen e thellë mes çifteve.

2. Vështirësitë

Tregoni partnerit tuaj gjërat më të vështira që ju knaë ndodhur këtë javë apo që i keni përjetuar prej më herët, pavarsisht a bëhet fjalë për ndonjë zënkë më familjar, mospajtim me koleg pune ose ndonjë lodhje e ngarkuar në stërvitje. kërkoni edhe nga partneri të shprehet njëlloj. Kështu, do të ndiheni më të afërt duke ditur sfidat e njëri-tjetrit, pa marrë parasysh sa të parëndësishme janë.

3. Shëndeti

Nuk keni fjetur mirë kohët e fundit? Keni dhimbje të pazakonshme prapa shpinës? Është mirë që këto raste ti dijë edhe partneri juaj, si është gjëndja juaj shëndetësore dhe diskutimi i zgjidhjes së mundshme.

4. Kohët e lumtura

Terapistja Tina Tessina e doktoruar për ‘martesën dhe familjen’, sugjeron se rikujtimi i momenteve të lumtura që i keni përjetuar së bashku kohë më parë, ndikon në nxitjen e vullnetit të mirë mes juve dhe partnerit. Kjo krijon aq shumë pozitivitet si kujtimi i martesës suaj, dita kur keni blerë shtëpinë e re, kur keni pasur fëmijën tuaj të parë etj.

5. E ardhmja

Flisni për të ardhmen, ashtu edhe për planet e juaja individuale por edhe të përbashkëta si çift. Pyesni partnerin se ku e sheh veten pas 10 vitesh apo çfarë do kishin dashur të ndryshonin nëse do ktheheshin mbrapa në kohë. Krijimi i një vizioni të përbashkët për të ardhmen mund të ju bëjë më të lidhur se kurrë.

6. Për çfarë jeni mirënjohës

Për çfarë jeni më së shumti mirënjohës në jetën tuaj? Çfarë vlerësoni më së shumti në lidhje me partnerin tuaj? Çfarë kabërë partneri juaj këto dita që ju do ta kishit faleminderuar? Kultivoni praktikën e mirënjohjes ndaj njëri-tjetrit dhe dashuria juaj do të rritet gjithnjë e më shumë.

kosovarja.ch