-0.3 C
Priština
More

    6 gabime rreth aplikimit të deodorantit që ndoshta nuk i keni ditur

    spot_imgspot_img

    Jetoni dhe mësoni…

    Si një person i pjekur ju ndoshta mendoni se i keni perfeksionuar gjërat bazike në jetë. Të pastroni veten, të visheni, të ushqeheni, këto lloj gjërash me pak fjalë. Por, kush e ka menduar se ndoshta keni gabuar në një pjesë integrale të kësaj rutine normale, gjegjësisht vendosja apo aplikimi i deodorantit.

    Ju ndoshta mund ta mendoni se aplikimi i deodorantit duket kaq i thjeshtë, një spërkatje e shpejtë, por realisht paraqet një mënyrë më komplekse se kaq.

    Këtu po ju paraqesim 4 gabimet që mund të bëni dhe vërtetë do të befasoheni:

    1. Aplikoni deodorant mënjëherë pas dushit

    Ndoshta ka kuptim të aplikoni sprejin anti-djersë sa më shpejtë që të pastroheni, në mënyrë që të parandaloni djersitjen, por problemi qëndron në atë se sqetullat tuaja ende mund të jenë të lagura. Për të arrirë rezultate më të mira, aplikoni deodorant në lëkurë plotësisht të thatë.

    1. Aplikoni deodorant në mëngjes

    E pra, kjo është një gjë e re. Me sa duket, aplikimi i sprejit anti-djersë duhet të jetë pjesë e regjimit tuaj të mbrëmjes, e jo në mëngjes, që të siguroheni se është absorbuar plotësisht. Aplikojeni natën para gjumit, duke e lënë që të thahet plotësisht. Lëreni brenda natës dhe pastrojeni në mëngjes me sapun dhe ujë.

    1. Nuk e lejoni që të thahet plotësisht

    Ju duhet ta lejoni deodorantin tuaj që të thahet plotësisht, thekson Dr. Harper, e cila madje sugjeron përdorimin e një tharrëse flokësh në verzion të ftohtë, për të ndihmuar procesin e tharjes sa më shpejtë.

    1. Aplikoni shumë shpesh deodorant

    A vendosni deodorant çdo ditë? E pra, nuk duhet ta bëni edhe aq shpesh, nëse investoni në një deodorant mjaft të mirë. Aplikoni nga dy herë në të dy sqetullat dhe nuk keni nevojë ta përsërisni procesin disa herë gjatë ditës./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...