1.4 C
Priština
More

    6 çajrat më të mirë kundër astmës

    spot_imgspot_img

    Çajrat bimorë janë të nevojshëm dhe të domosdoshëm për të rikthyer nivelet e energjisë, për të forcuar imunitetin por edhe luftuar astmën.Çaji i Xhenxhefilit

    Kjo erëz e fuqishme është e pasur me përbërës bioaktiv që zbusin inflamacionin, largojnë të vjellat dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak.

    Xhenxhefili ndihmon edhe kundër simptomave të astmës sepse lufton inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes.Çaji Jeshil

    Kjo pije shumë popullore është e pasur me antioksidant dhe ushqyes që ndihmojnë jo vetëm kundër mbipeshës por edhe ulin rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës e disa tumoreve.

    Studime të kohëve të fundit sugjerojnë se çaji jeshil mund të lehtësojë simptomat e astmës.

    Çaji i Zi

    Ky çaj ka një aromë dhe shije më të thellë dhe përmban kafeinë e cila qetëson rrugët e frymëmarrjes dhe në nivele modeste përmirëson funksionin e mushkërive. Ky çaj ofron lehtësim të përkohshëm të simptomave të astmës.

    Veç të tjerash ai ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

    Çaji i Eukaliptit

    Ky çaj përgatitet nga gjethet e pemës së eukaliptit që është e pasur me antioksidantë të fuqishëm të cilët ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të astmës.

    Këto antioksidantë ulin inflamacionin, prodhimin e sekrecioneve dhe hapin rrugët e frymëmarrjes.

    Çaji i Jamballit

    Një nga përdorimet më popullore të jamballit është kundër të ftohtit dhe kollës. Ndihmon në çlirimin e sekrecioneve në rastet e bronshitit dhe ka një efekt lehtësues të mukozës.

    Jamballi nxjerr më shumë se 400 përbërës që promovojnë qelizat që luajnë një rol kritik në kontrollin e reagimeve imunitare.

    Çaji i koprës

    Çaji i koprës është tepër i famshëm në mjekësinë popullore. Ai ka vlera në trajtimin e problemeve me tretjen, stomakun dhe temperaturën.

    Çaji i koprës mundet t’ju ndihmojë të humbisni peshë më shpejt por nga ana tjetër ai lufton inflamacionin me shumë efikasitet dhe pastron rrugët e frymëmarrjes.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...