Nëse dëshironi të dukeni sikur keni shpenzuar më shumë para në veshjet tuaja, atëherë duhet të qëndroni larg këtyre 6 gjërave.
1. Qepjet e rregullta
Në vend të rrobave që kanë prerje dhe qepje të rregullta që në shumicen e rasteve janë univerzale, zgjedhni ato me prerje më të theksuara dhe që pershtaten me linjat e trupit tuja. Duke u dukur sikur janë të prera vetëm për ju.
2. Detaje të tepërta dekoruese
Fokusohuni në të thjeshten. Mos e teproni me dekore. Stolitë vendosni vetë, mos prisni që ato të ti ofrojë veshja.
3. Dantella
Secila femer duhet të ketë rroba me dantellë në garderoben e saj. Por sigurohuni që dantella të mos jetë si rrejtë dhe me shumë detaje, sepse shumë më bukur duket kur është pa detaje, dhe sigurisht lë përshtypjen se është shpenzuar shumë më shumë për të.
4. Të gjëra, disenje të komplikuara dhe shumë të imta dhe ngjyra të ndezura
Kur ju bleni gjëra të lira dhe nuk dëshironi të dukeni se keni shpenzuar pak. Duhet të fokusoheni në veshje të thjeshta, në kuptimin që të mos kenë shumë detaje diseniji, ngjyrash, formash. fokusohuni në ngjyra bazë, si p.sh e bardha dhe e zeza.
5. Madhësia jo të duhura
Sigurohuni që rrobat që blini të përshtaten përfekt me masën e trupit. Sepse krahet e gjërë, mënget e gjata që arrijnë tek gishtat tuaj do bëjnë të mos dukeni edhe aq bukur.
6. Prerje që nuk përshtaten
Para se të blini rroba sigurohuni që qepjet dhe prerjet të jenë në mënyrën e duhur. Mos të duken sikur ju mungon diçka.
Mund të ju duket pak e tepruar, por gjith këto gjëra të vogla bëjnë ndryshime të mëdha.